Ambasadorja e SHBA: Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij, të përveshim mëngët së bashku

24 Korrik 2020, 11:35Politika TEMA

Ambasadorja Yuri Kim e ka quajtur turizmin në Shqipëri një thesar jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, Kim tha se SHBA ka dhënë ndihma 1.8 mln dollarë për të ndihmuar në zhvillimin e turizmit.

Gjithashtu ajo bëri apel që mbrojtja e mjedisit të Shqipërisë fillon me pastrimin e tij, pasi mbledhja e mbeturinave individuale është përgjegjshmëri, por mbledhja e mbeturinave të tjetrit është zgjuarsi dhe zgjidhje e problemit.

“Kam qenë në Shqipëri prej 6 muajsh dhe kam vizituar shumë zona të bukura. Është një thesar jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën.

Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Në momentin që unë mbledh mbeturinat që unë krijoj është përgjegjshmëri nga ana ime, nëse marr plehrat që lënë të tjerët sepse e shikoj si problem, kjo tregon inteligjencë.

Mund të jeni në dijeni që SHBA kanë dhënë ndihma 1.8 mln dollarë që kanë ndihmuar në zhvillimin e turizmit. Do të jem krenare të siguroj që SHBA qëndrojnë krah jush. Pres mundësinë që të përveshim mëngët së bashku”, tha Yuri Kim.

5 komente në “Ambasadorja e SHBA: Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij, të përveshim mëngët së bashku”

  1. taras bulba says:

    Me ke ti perveshesh menget ?? Me Lul dordolcin ? Me Shkelzen Berishen ? Me Jamkar Malltezin Me Argiten hjduten ?? Me Sali kancerin ?? me Salianjin ?? Me qelbesiren qe dogji shkollen ne Shkoder ? Me Bardhin ?? Me Noken dhe Paloken ?? me Voltanen ?? me Meten , ?? Me te shoqen e tij ?? me Tit Vasilin ?? dhe lista vazhdon no limits ………me ke ??? Mos te fillojme nga ekzemplaret negative te ashtuquajturit analiste nga ta fillosh dhe ku ta mbarosh listen me negative , hajdute , kriminele , tradhetare ……..me ta nuk fillon dot nje dite te re , sa do te mundohesh , thjesht jane te ligj …….

  2. Lik says:

    Shume e vertete ,eshte uleritese kultura e pisllekut !
    Bashke me politiken dhe drejtesine duhet reforme urgjente edhe per rregullat e pastertise.

  3. miku says:

    Menget ti perveshi me bilbil klosin me fatos klosin me blendi klosin, mund te marre Mriken e Pjetrit, Manastirliun e Ramen, po te doje te marre Olten me dyzet kapterra, po ngeli ndonje cope pa pastruar te marre frrokun e rudinen per serenate.Saliu, luli, mona e liri te pergatisin petllat per dreke, se punetoret vine te lodhur.Thoni Kimit qe per dreke te skuqi peshqit e Lu-s, lutem mos ti harroje se vetem me petllat e Kimit dhe pd nuk kalohet dreka.Thono Kimit qe kete aksionin me pune vullnetare e ka bere dhe Rajersoni me me1991 por nuk fuksionoj.Per pake harrova te marre dhe shtabin e pergjithshem vetem gjeneralet dhe kolonelet dhe tu jape ndonje fshese.Punen ta kontrolloje Mrika dhe Baze.Suksese ne jete

  4. Lani says:

    E megjithate te mos i bejme me faj te gjithe shqiptaret si te papaster. Ne ne fshatin tone nuk kemi kazan plehrash. Po ju ne fshatin tuaj ku i çoni plehrat?

  5. Bukur …
    nji idee e shkelqyer e Zonjes Kim ?
    nderkohe qe,
    Politikanet Shqiptare ?????????? jane shkaktaret e ndotjes se Ambjentit ne Shqiperi .
    Idea eshte nji shprehje Koduar e zonjes Ambasadore
    ee cila di ta ruaj jokeq Fasaden Diplomatike ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje