Ilir Meta i revoltuar: Kush e ka shpikur 30 korrikun, po u prek pakti i “5 qershorit” do të ketë pasoja

24 Korrik 2020, 18:50Politika TEMA

Ilir Meta në konferencën e tij për shtyp, u shpreh i revoltuar me 30 korrikun, kur pritet të vohet hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

“Kush e ka shpikur këtë 30 korrikun?

Ekziston vetëm një datë e vetme, 5 qershori, pasi janë përfshirë të gjitha forcat politike.

Edhe nëse mund të rishikohet një pikë e 5 qershorit, ajo mund të shihet vetëm me gjithëpërfshirje, duke patur konsensus dhe mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë.

Kush prek 5 qershorin dhe shpik një datë tjetër, duhet ta dijë që ka dhe 31 korrik dhe datë tjetër”, u shpreh Meta ndër të tjera.

“Kush e ka vendos këtë afat (30 korrikun), e ka vendosur BE-ja, NATO, Parlamenti Europian, Bundestagu? Kush e ka shpikur 30 korrikun se nuk e kuptoj?

Ekziston vetëm një datë e rëndësishme 5 qershori. Është një marrëveshje ku janë investuar të gjitha forcat politike të vendit, është e vetmja që mundëson rikthimin e legjitimitetit të të gjitha institucioneve, përfshirë Kuvendin.

Edhe nëse mund të rishikohet një element i 5 qershorit, duhet rishikuar në mënyrë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse dhe me ekspertët ndërkombëtarë, të cilët mund të certifikojnë që çdo ndryshim i shërben mbarëvajtjes së zgjedhjeve të ardhshme”, vijoi ai.

I pyetur çfarë mendon për ndryshimet kushtetuese, që do të miratohen më 30 korrik në Parlament, Meta tha se kjo është çmenduri.

“Zotëri unë nuk ndaloj njeri të çmendet dhe as të hidhet nga kati i 20, unë kam të drejtë t’i them mos u hidh se vritesh.

Mos më bëni mua përgjegjës për njerëz që nuk kontrollojnë dozat e optimizmit të tyre.

Edhe Haxhi Qamili nisi revolucion kundër Europës, kundër perspektivës europiane të Shqipërisë, sepse mendoi se ishte ide e mirë dhe lehtësisht e realizueshme, pastaj si përfundoi Haxhi Qamili e dimë të gjithë“, u shpreh Meta.

Meta tha se roli i presidentit në zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahen vitin tjetër, do të jetë si asnjëherë më parë.

Ai e argumenton këtë, duke shtuar se edhe presioni ndërkombëtar që procesi zgjedhor të jetë i drejtë është shumë i lartë.

“Presidenti nuk merr pjesë në zgjedhje. Sot është 24 korrik dhe është tre vjetori i betimit dhe marrjes së detyrës.

Konferencën e fundit për shtyp do ta keni fiks pas dy vitesh.

Roli është mjaft i rëndësishëm, veçanërisht në një situatë kur ka një interes të madh publik.

Për më tepër për një proces që ekzistojnë shumë kushte nga partnered, që janë të domosdoshme për t’u plotësuar.

Në këtë drejtim, duke ditur që pak muaj ne do shkojmë drejt zgjedhjeve, është e rëndësishme që presidenti të marrë masat kushtetuese dhe ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrën më transparente për të ndaluar keqpërdorimin e institucioneve të shtetit në favor të kujtdo.

Do kemi shumë akte që do jenë transparente dhe do kemi disa task forca që do kujdesen për mbarëvajtjen e procesit.

Roli i presidentit do jetë si asnjëherë më pare, sepse presioni ndërkombëtar është shumë i lartë për të garantuar një proces të drejtë”, tha ai.

5 komente në “Ilir Meta i revoltuar: Kush e ka shpikur 30 korrikun, po u prek pakti i “5 qershorit” do të ketë pasoja”

  1. h says:

    Ush hajdut i ndyrë.

  2. j says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur more HAJDUT I NDYRË.

  3. vertino says:

    Ike re like pirdhu mos ha shume mut se te prishen dhembet.je njeriu me i urryer i popullit shqipetar ja kalon edhe doktor mortjes.zoti marrte hak per ty dhe te tjere hajduta e kriminela te popullit shqipetar.

  4. Populli says:

    Bajge soj muti BASTARD!!!!!

  5. LIKJA nga skrapari e hengri si gomari says:

    Dergoheni ne spitalin psiqiatrik gjynah sinserishte ne fillim qeshnim me budallain po tani eshte bere keq fare shikone endra me lufte me burge eshte per te ardhur gjynah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje