Z.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka zhvilluar një takim me komandantin e FSK, gjeneral Leintant Rrahman Rama.
Teksa e ka garantuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shqipërisë, Koçi është shprehur se Kosova ka një rëndësi të pazëvendësueshme në strategjinë shqiptare të Mbrojtjes.
Numri dy i Mbrojtjes ka nënvizuar se Kosovën e kemi dritën e syve dhe se për ne është atdhe dhe mëmëdhe.
Statusi i plotë i Koçit:
Nga takimi me GjeneraI Leitnant Rama, Komandant i FSK:
I dashur Gjeneral Rama,
Kosoven ne e kemi driten e syve.
Ligjet kombetare dhe ato nderkombetare mund te na ndalojne veperime te caktuara, por ato si ndalojne dot ndjenjat.
Kur ne e therrasim Shqiperine atdhe, Kosoven e quajme memedhe. Kur Shqiperine e therrasim memedhe, Kosoven e quajme atdhe.
Ne Strategjine tone te Mbrojtjes te hartuar vitin e kaluar Kosova ka rendesi te pazevendesueshme strategjike.
Deshmoret e Kosoves ne i konsiderojme deshmoret tane.
Ne ligjin e ri te statusit te deshmorit te atdheut cdo shtetas shqiptar qe ka rene ne trojet etnike per te drejtat kombetare, per clirimin e Kosoves shpallet Deshmor i Atdheut.
Ne jemi shume te etur te ndihmojme dhe te bashkepunojme ne rrugetimin euroatlantik te Kosoves dhe te FSK. E ndjekim me interes te madh ecurine e zhvillimeve politike ne Kosove duke nxitur stabilitetin dhe progresin e pandalshem.
Jemi pro dialogut Prishtine Beograd, por smund te te rrime pa deklaruar se Sebia duhet ti kerkoje falje Kosoves dhe te demshperbleje demet e shumta njerezore dhe materiale qe ka shkaktuar genocidi serb.
Ndersa Kosova ka zgjedhur qartazi rrugen euroatlantike, Serbia priret nga orientime euroaziatike.
KFOR in ne e konsiderojme nje mision sa jetik aq edhe me rendesi strategjike per Kosoven.
Kosova është një nga bijtë e nënës Shqipëri dhe jo anasjelltas. Një nënë e shëndetshme ushqen edhe fëmijët e saj dhe i bën të fortë. Të punojmë çdo ditë për këtë.
Po ky me sa di nuk Eshte shqiptar e duhet ndihmuar te gjeje memedheun e atdheun e vet e te mos mbeten ne Jete te jeteve Jetime…