Tërhiqet Lulzim Basha: Pranojmë listat e hapura 100%, por Rama s'duhet të prekë koalicionet

24 Korrik 2020, 17:53Politika TEMA

Opozita jashtë parlamentare pranon hapjen e listave të hapura 100% në zgjedhjet parlamentare, por i vuri një kusht palëve të tjera politike, që në ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve.

“Mbështesim hapjen 100% të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen dhe të qëndrojnë siç janë sot.

Ky propozim është i drejtë. Nuk mund të thuash që hapim listat, por deputetët kryesorë i zgjedh partia”, tha Basha.

Basha tha se këtë qëndrim dy personat e mandatuar nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, do ta parashtrojnë gjatë mbledhjes së Këshillit Politik.

“Marrëveshja e 5 qershorit e cila më në fund o votua ditën e djeshme në Kuvend është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale.

Nuk është ajo që dëshironim ne, por një marrëveshje e arritur me ndihmën e partnerëve tanë.

Opozita refuzon çdo ndryshim unilateral që prek zgjedhjet.

Këshilli Politik është i vetmi vend, ku mund të diskutohet për çdo shqetësim.

Por duke qenë se PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani mendojnë se po u shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura, ne jemi për hapjen 100% të listave”, shtoi kreu i PD.

Pas deklaratës së tij, e ashtuquajtura “opozita e bashkuar” ka lëshuar edhe një njoftim.

Njoftimi i plotë

Qëndrimi i Koalicionit të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik

24 korrik 2020

1. Propozimi i PS për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës të cilat lidhen me zgjedhjet dhunon Marrëveshjen Politike të 5 Qershorit. Këto ndryshime kushtetutese në veçanti zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit, përmes të cilave jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat e veta të veçanta. Ndryshimi i njënanshëm i PS, prek jo vetëm elementë të qenësishëm të sistemit që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek rezultati, por gjithashtu prek të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.

2. Propozimi i njëanshëm i PS ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor:

a) Duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor dhe duke ndryshuar për rrjedhojë formulën e ndarjes së mandateve;

b) Duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral;

c) Duke krijuar mundësinë për ndryshimin e pragut elektoral; dhe

d) Duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit.

Të gjithë këto elementë janë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.

3. Në Kodin e Praktikave të Mira Zgjedhore, që është standardi i vetëm i gjithëpranuar për zgjedhje demokratike në vendet e Këshillit të Europës, thuhet shprehimisht se: “Qëndrueshmeria e ligjit ka rëndësi kritike për besueshmërinë e proçesit zgjedhor, i cili është me rëndësi jetike për konsolidimin e demokracisë.

Praktikisht nuk ka shumë nevojë për mbrojtjen e parimeve bazë (ka pak të ngjarë që të ketë diskutime për to), por qëndrueshmeria e disa rregullave specifike të ligjit elektoral, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve, duhet të tregohet kujdes jo vetëm për shmangien e manipulimeve në favor te partisë në pushtet, por edhe çdo perceptim, sado i vogël, për manipulim.

Problemi nuk konsiston në ndryshimin e sistemeve zgjedhore – ato gjithmonë mund të ndryshojnë duke u përmirësuar – por rishikimi i tyre i shpeshtë ose përpara (brenda një viti) zgjedhjeve. Edhe sikur qëllimi të mos jetë manipulimi, përsëri do të duket sikur ndryshimet jane diktuar nga interesat konjukturale politike……Një zgjidhje tjetër më fleksibël do të ishte të theksohej në Kushtetutë se, nëqoftëse do të ndryshohet ligji elektoral, për zgjedhjet e ardhshme do të aplikohet sistemi i vjetër – të paktën nëqoftëse këto zgjedhje do të zhvillohen brenda vitit të ardhshëm – dhe pas kësaj do të hyjë në fuqi sistemi i ri.”.

4. Në përputhje me këto standarte ndërkombëtare:

a) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve;

b) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që lidhen me koalicionet parazgjedhore dhe formulën e ndarjes së mandateve, duke u nisur nga interesat e njërës palë lidhur me konfigurimin politik që është krijuar në momentin para zgjedhjeve të rradhës. Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave;

c) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat për ndarjen e zonave zgjedhore, (koncepti “Rajone” është i papërcaktuar në ligjin në fuqi dhe heqja e referimit tek ndarja aktuale administrative është e papranueshme dhe e pakuptimtë). Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave.

Hapja e listave nuk përbën asnjë arsye për të ndryshuar formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore. Koalicionet janë një mekanizëm ligjor që garanton mundësinë e partive politike për t’u grupuar sëbashku dhe për të ruajtur të padeformuar vullnetin e qytetarëve. Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje me formulën e koalicioneve apo mënyrën e shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve, por ka të bëjë vetëm me garën brenda listës së një partie politike.

5. Opozita e Bashkuar propozon se nëse kalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.

Për Opozitën e Bashkuar është e papranueshme që 1/3 fituese e listave të jetë e mbyllur, ndërsa 2/3 të jenë të hapura, sic propozon PS. Kjo do të thotë në praktikë që pjesën dërrmuese fituese ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Ku është risia këtu? Pra rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar, dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese.

Për më shumë, kjo do të sillte si efekt që në disa zona me numër të vogël mandatesh, si p.sh. Dibra, Kukësi, Gjirokastra, Berati, etj, vota parapëlqyese e qytetarëve të mos ketë asnjëfarë vlere, ndërsa në disa zona të tjera vota parapëlqyese e qytetarëve të ketë vlerë të kufizuar. Në vetvete kjo krijon pabarazi mes votuesve, disa kanë të drejtë të ndikojnë në përzgjedhje, ndërsa disa të tjerë të mos ndikojnë në përzgjedhje. Disa kandidatë janë të zgjedhur automatikisht, ndërsa disa të tjerë në sistem preferencial.

6. Në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin Politik. Marrëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”. Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar kërkon që në procesin e dakordësimit të mekanizimit për hapjen 100 % të listave të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR.

10 komente në “Tërhiqet Lulzim Basha: Pranojmë listat e hapura 100%, por Rama s’duhet të prekë koalicionet”

  1. Aleks says:

    Nuk mund te kete edhe lista te hapura edhe kualicione te mbyllura. Nuk ka logjike.
    Nese duan, partite bejne lista te hapura te perbashketa dhe pas zgjedhjeve qeverisin bashke. Ose bejne lista te hapura veç e veç dhe bejne kualicione pas zgjedhjeve. Luli dhe bylyket e tij ja fusin pordhes prap…

  2. Sqepari says:

    Hajde besoji ketij drejtimin e qeverise dhe shtetit? I mungon iniciativa, eshte frikacak, nuk ka vision, ben veprime vetem kur sheh se nuk rrezikun te partia e vet, ndaj vazhdimisht permend nderkombetaret dhe fshihet pas tyre.

  3. ?? says:

    O LULUSH , NA HËNKSH MUNË,
    NUK JE TI PËR KËTO PUNË.
    IK PIRDHU NË HOLLAND,
    KEMI XHOZIN PËR KOMANDË.

  4. Ladi says:

    Oooo Koçi i teto Ollges: a marin ndopak era nga jeta keta katundaret ketu?!
    Je zene si miu ne dhokan oooo mjeran!

  5. PULARIA E KRRIMIT dhe VEZÉT E KRIMIT té Agron Dukés says:

    S’KA Kualicion QELBÈSIRASH , FÉLLIQÈSIRASH dhe NDYRÈSIRASH mè O LUL KRIMINELI !!! Kualicion QELBÈSIRASH dhe BANDITÈSH , qè NUK kanè as 1 % ELEKTORAT , NUK mund tè keté !! Vetém KUALICION mbas ZGJEDHJEVE mund tè bèsh me gjithè FUNDÈRRINAT , FEKALET dhe PLEHRAT e NDYRA !! D O R È Z O PARATÉ e VJEDHURA tek RRUGA E KOMBIT dhe PARAQITU né GJYKATÈ pèr KRRIMET QE KE BÈRÉ LUL KURVA !!! Ke VRARÉ 4 SHQIPTARÉ té PAFAJSHEM né BULEVARD LUL PUTANA dhe AKOMA NUK ke dhèné LLOGARI !!! KE SHITUR DETIN JON ASFALISÈ GREKE LUL PROSTITUTA dhe akoma NUK ke dhèné LLOGARI ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  6. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    E vetmja gje qe me bie ndermend,eshte ajo kenga:
    O co ku do vete,Lule moj Lule,
    large moj ne kurbete,Lule moj Lule.
    Ka seriozisht njerez,e theksoj njerez qe besojne akoma,se nje njeri
    jo serioz dhe pa shtyllec kurrizore si puna e ketije,mund te drejtoje nje shtet?
    OTOPI.
    PS:E vetmja gje qe qe ky njeri der me sote sagllam bere ka eshte Atdheu i dyte ,Hollanda.
    Lule ka emrin ,vendin e luleve zgjodhi,por simbolika thote ,qe lulet vyshken,
    ky ka lindur i vyshkur

  7. pjeter says:

    E jo ee,kualicionet i bej pas resultateve Lulaq.Keto shko ja u thuaj atyre debilave qe te jargavieten nga pas, jo shqiptareve.Si kush te konkurroje per veten e vet,pastaj po deshe bej ti kualicion edhe e djallin.Nuk duam me njeres ne parlament pa voten e shqiptareve,e kupton Lulaq? Mr Mehdiu,Shoku Shehi,Qirje Avdulla Vangjeli,Aga Duka,po te marrin pelqimin e shqiptareve me vote,jane te lire te bejne kualicion me ke te duan.Jo te zgjidhen me voten e demokrateve,qe nuk e kane idene fare se kush jane keta babaxhane.

  8. Gazetarja says:

    KARAGJOZ !

  9. Atdhetar says:

    TE ERDHI DHE FUNDI PERFUNDIMTAR PRANDAJ KERKON ME DO E MOS TE KAPESH DIKU TI JE NJE IDIOT QE NUK MUND TE TE KRAHASOJ ME ASNJE EDHE AI KARI I PARLAMENTIT SI E KA GJUZI ESHTE ME ME MEND SE TY SHKO TANI SHKERDHEU NGA TE DUSH ME GJITHE ATA PLEHRA QE KE NGA PAS SI SHURRA MONIKE,PIJANECI ME FAME SHEHI KOKE BOLJA MEDIU GRUA QIRI PALOKA OH SE HARROVE KOKE LOQJA ME I MADH I POLITIKES TIT VASILI

  10. Plugu says:

    KUSH TE PJERDH TY MORE SHALENGJITUR,behen apo jo kualicionet.Nuk mund te behen koalicione me lista te hapur.Ik pirdhu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje