KE: Vendet e BE-së të zgjerojnë rrjetin e furnizuesve të 5G

24 Korrik 2020, 13:27Bota TEMA

Vendet e BE-së duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të zgjeruar listën e furnizuesve të tyre me teknologjinë 5G, tha Komisioni Evropian të premten.

Shtetet e Bashkuara po i nxisin vendet evropiane të ndjekin shembullin e Britanisë së Madhe e cila vendosi të largojë nga rrjeti i saj 5G, kompaninë kineze Huawei.

Në nëntor të vitit të kaluar, BE-ja ra dakord të mbajë një qëndrim të ashpër mbi kushtet e furnizuesve të rrjetit 5G për të zvogëluar rreziqet e sigurisë në internet.

Strategjia përfshinte uljen e varësisë së vendeve dhe operatorëve të telekomit nga një furnizues.

Prodhuesi lider i pajisjeve të telekomit në botë, Huawei, garon në treg me Nokia-n e Finlandës dhe Ericsson-in e Suedisë.

“Duhet urgjentisht të zvogëlohet varësia nga furnizuesit me rrezik të lartë”, tha ekzekutivi i BE-së.

Komisioni gjithashtu u bëri thirrje 13 vendeve të BE-së që të miratojnë mekanizmin e kontrollit të investimeve të huaja direkte, një mjet i cili lejon qeveritë e BE-së, të ndërhyjnë në rastet e investimeve të huaja direkte në asetet strategjike, veçanërisht nëse përfshihen ndërmarrje të kontrolluara nga shteti ose të financuara nga shteti.

Shtetet e Bashkuara thonë se kompania Huawei e Kinës është e lidhur me qeverinë kineze.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje