SHBA ka konfirmuar më shumë se 4 milionë të infektuar nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë vendi po përballet me qindra mijëra amerikanë të papunë që kanë aplikuar për ndihmë federale ndërsa ligjvënësit po shohin mundësinë e një tjetër paketë shpëtimi nga pandemia.
SHBA vazhdon të udhëheqë për nga numri i të prekurve me COVID-19 në rang botëror me më shumë se 4 milionë të prekur nga 15.3 milionë rasteve të konfirmuara globalisht, sipas universitetit Johns Hopkins. E njëjta situata paraqitet edhe me numrin e viktimave me rreth 143 mijë që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë pasuar nga Brazili që renditet i dyti me 82.771 të vdekur.
Rritja e nivelit të papunësisë
Krahas rritjes së infeksioneve me koronavirus, u shënua gjithashtu një rritje e mprehtë e numrit të shtetasve amerikanë që aplikuan për pagesën e papunësisë javën e kaluar. Departamenti i Punës raportoi të enjten se rreth 1.4 milionë amerikanë kanë aplikuar për pagesën në rast papunësie, duke i dhënë fund 15 javëve rresht gjatë së cilave ishte shënuar një rënie e numrit të të papunëve. Shifrat zhgënjyese të papunësisë u publikuan ndërsa shumica në Senat e udhëhequr nga Mitch McConnell po përgatitej të bënte publik të enjten një paketë të re ndihme prej 1 trilion dollarësh. Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët miratoi një paketë shpëtimi prej 3.5 trilionë dollarësh dy muaj më parë dhe ka bërë thirrje për me shumë fonde për të ndihmuar shtetet e qeveritë lokale. Por Senati i udhëhequr nga republikanët këmbëngul në kufizimin e fondeve në rreth 1 trilion dollarë dhe përdorimin e parave për mbështetjen dhe mbrojtjen ligjore të shkollave, bizneseve dhe shoqatave bamirëse që kanë vendosur të rihapen.
Progresi me vaksinat
Qeveria amerikane njoftoi se do t’i paguajë 1.95 miliardë dollarë prodhuesit të ilaçeve “Pfizer” dhe kompanisë gjermane “BioNTech” për 100 milionë doza të një vaksine kundër COVID-19, nëse provat klinike do të tregojnë se ajo është e sigurt dhe e efektshme.
Ndërkohë Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim lëshoi një raport ku rekomandonte se gati 3 miliardë njerëz nga më të varfrit në botë, duhet të marrin të ardhura të përkohshme për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit.
Në raport thuhet se 199 dollarë në muaj do t’i jepnin 2.7 miliardë njerëzve të ardhura bazë dhe “mundësi që të blejnë ushqime e të sigurojnë shpenzime për kujdesin e tyre shëndetësor e arsimim”.
Kjo eshte fale politikes idiote te idiotit Trap qe kenaq vetem shpresehumburit si Dyli, Nexus, Wuflu dhe ndonje kokeshit tjeter. Trumpets jane me IQ peshku dhe lengezohen kur flet Trapi.
142.000 te vdekur. Rekord boteror dhe idhulli juaj idiot thoshte: ky eshte si gripi, asgje me shume. Juve bajgat jo veteme besuat, por nuk rreshtni ta mbroni duke quajtur demokrate kedo qe i del kunder havdallit Trap.
Kjo eshte fale politikes idiote te idiotit Trap qe kenaq vetem shpresehumburit si Dyli, Nexus, Wuflu dhe ndonje kokeshit tjeter. Trumpets jane me IQ peshku dhe lengezohen kur flet Trapi.
142.000 te vdekur. Rekord boteror dhe idhulli juaj idiot thoshte: ky eshte si gripi, asgje me shume. Juve bajgat jo veteme besuat, por nuk rreshtni ta mbroni duke quajtur demokrate kedo qe i del kunder havdallit Trap.
?