Avantazhi dhe disavantazhi i hapjes së listave

25 Korrik 2020, 09:52Blog TEMA

Nga Endri Tafani

1.Avantazhi i hapjes së listave.

Hapjen e Listave e kanë frikë ata skutha partiake që arrijnë të bëhen deputetë me lëpirje ndaj shefit.
Duke qenë vetë anonime e pa identitet, ata përfitojne nga vota e përgjithshme që merr partia.

Suksesi i tyre qëndron në kryerjen e makinacioneve që të propozohen për deputetë në vende të sigurta.

Lista e hapur ua prish këtë lojë sepse do i detyrojë të bëhen të njohur që më parë.

Të investojnë në imazh, ide e veprim, brenda partisë dhe në rrethin shoqëror në harkun e disa viteve dhe jo të mbijnë si kërpudha në moment të fundit.

Kjo do bëjë që fundi i fundit të ketë në parlament figura me peshë në komunitet, të dalluar për idetë dhe veprimin politik.

Dikush mund të thotë që Kryetari mund ti zgjedhë të gjithë servile dhe në këtë rast mekanizmi nuk funksionon.

Zgjidhja. Primaret brenda partive.

2.Disavantazhi i hapjes së listave.

Problemi është sidomos në rastin e sistemit kombëtar. Jo të gjithë kanë akses në mediat qendrore dhe detyrimisht jo të gjithë do kenë mundësi të ekspozohen sa mund të ekspozohen disa figura brenda partisë.

Dikush mund të ketë ide më shumë e të jetë më i aftë por dikush tjetër ka akses në media e fonde dhe ekspozohet më tepër ne sytë e votuesve.

Kjo krijon kushte të pabarazisë mes kandidatëve brenda të njëjtit formacioni politik.

Zgjidhja. Ndërhyrja në ligjin për mediat në kohën e fushatës dhe financimet brenda partive.

1 komente në “Avantazhi dhe disavantazhi i hapjes së listave”

  1. ABC KORCA says:

    Te shkruaj dhe une dy rreshta qe te mos dukem i paditur…i thone kesaj.
    Pastaj se c’do katranos, nuk ka rendesi…
    As klasen e katert nuk kalonte me kete shkrim ky… ( ne ate kohe)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje