Fundi i lojës për ta vendosur Këshillin Politik, mbi Parlamentin!

23 Korrik 2020, 21:37Blog TEMA

Nga Alfred Peza

“Opozita e Bashkuar” falenderoi gjithkënd për miratimin pa asnjë ndryshim të marrëveshjes së 5 qershorit të arritur mes saj dhe PS në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, përveç atyre që ua mundësuan këtë, me votën e tyre në Parlament. Kaq mjafton për të kuptuar, se çfarë raporti kanë praktikisht PD, LSI dhe aleatët e tyre, me mirënjohjen dhe me kulturën e luajalitetit politik në demokraci.

Kurioziteti pas procesit të votimit me 97 vota pro të kësaj marrëveshje, është nëse Presidenti i Republikës Ilir Meta do ta dekretojë atë, apo jo! Jo për gjë, po thjeshtë për të parë, nëse edhe pas kësaj Parlamenti ka vetëm 82 mandate legjitime,- siç ai ka thënë sa herë që është në hall,- apo edhe ato 15 deputetët e tjerët që miratuan listën e dëshirave elektorale të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, janë legjitimë pas kësaj!

Më e rëndësishme se këto dy momente, është diçka tjetër, edhe më e madhe. E cila ka të bëjë me konceptin opozitar, rreth raportit që duhet të ekzistojë ndërmjet Këshillit Politik dhe Parlamentit. Duke dashur që të vendosin diktatin e pakicës mbi shumicën për interesat e tyre politike, opozita e rrugës ka tentuar gjatë gjithë kohës që të bllokojë një marrëveshje tjetër. Atë mes PS dhe opozitës parlamentare; për hapjen e listave zgjedhore, koalicionet dhe pragun elektoral.

Për këtë, kanë ndjekur një strategji, të ngritur mbi tri pika:

E para, kanë tentuar gjithë kohës që ti japin Këshillit Politik atribute mbi Parlamentin, në përmbushje të qëllimit të tyre për delegjitimin e institucioneve. E kundërta është e vërtetë: Vendimet e mara mes palëve në Këshillin Politik, në fund të fundit, do të shkojnë për tu votuar në Parlament. Këshilli është thjeshtë një mekanizëm politik, i krijuar me dëshirën e mirë të PS, për ti mundësuar PD dhe LSI rikthimin “nga oxhaku” në jetën demokratike të vendit, pas daljes së tyre më dëshirë nga portat e Parlamentit.

E dyta, për ti dhënë mbivlerë rolit të tyre në jetën politike të vendit, opozita ka luajtur gjatë gjithë kohës kartën e delegjitimit të deputetëve të rinj që ndodhen sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, pas djegjes së mandatave të tyre të përfaqësimit në janarin e 2019. Kjo rezultoi një ndërmarrje e dështuar, për aq kohë sa kërkesat e artikuluara nga opozita e re parlamentare, (hapja e listave) fituan veç të tjerash, edhe një mbështetje të jashtëzakonshme popullore.

E treta, opozita e rrugës ka luajtur gjatë gjithë kohës, me kartën e bllokimit të integrimit të Shqipërisë në BE, ku njëra nga detyrat e shtëpisë për mazhorancën, lidhej pikërisht me miratimin e reformës së re elektorale. Edhe kjo kartë e presionit të shtuar opozitar ra dhe miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit u përshëndet nga BE, SHBA dhe OSBE. Duke lënë të hapur pas kësaj, edhe mbështetjen për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, më 30 korrik.

Janë këto të vërteta të thjeshta, por edhe vendosmëria e PS dhe Kryeministrit Edi Rama për ti shkuar deri në fund të dyja marrëveshjeve,- edhe asaj me opozitën e rrugës, edhe asaj me pozitën Parlamentare,- ajo që i dha mbështetje të plotë si ndërkombëtare ashtu edhe mbarëpopullore.

Është ky realitet që ka detyruar përfaqësuesit e PD dhe LSI në tryezën e Këshillit Politik, që të bëjnë një piruetë 180 gradëshe brenda pak orësh. Nga deklarata për të mos diskutuar asgjë jashtë marrëveshjes së 5 qershorit, tek rikthimi për të vijuar diskutimin me PS, për të gjitha çështjet në funksion të zgjedhjeve të 2021 që janë në lojë. Përfshi, marrëveshjen me opozitën e re, që pritet të miratohet më 30 korrik.

Më shumë se fitore e çështjes së listave të hapura, më shumë se fitorja e ndërkombëtarëve të angazhuar në këtë proces, më shumë se fitorja e mazhorancës, ky është momenti i triumfit të legjitimitetit mbi politikën e opozitës së rrugës. E cila pasi doli nga Parlamenti i dalë nga vota e shqiptarëve në zgjedhjet e 2017, kërkoi ta zëvendësojë atë, me një tryezë politike!

6 komente në “Fundi i lojës për ta vendosur Këshillin Politik, mbi Parlamentin!”

  1. Mal Cori says:

    Fredi, ja loja e presidentit:
    – Diten e merkure, dekreton ligjin e sotem dhe daten e zgjedhjeve. Ne baze te ligjit eshte ne rregull. Data e zgjedhjeve shpallet te pakten 9 muaj perpara.
    Mbas shpalljes se dates se zgjedhjeve, nuk mund te behet me asnje ndryshim ne Kodin Zgjedhor.
    Keshtu 30 korriku del fllosh. Nuk mund te ndryshoje asgje.
    Por kjo mund te jete dhe loje e Edi Rames. Ai e di se cdo te beje presidenti dhe i thote opoxites parlamentare, cfaj kam une. E beri presidenti.

  2. Veshgues says:

    Po me Lirin c’ke! Ka hallin e pareve! Rob i rendomte, fshatar hesapi, shok dhe mik me nominim i Qim Pekes! Thone qe edhe Blush venecianit i vjen zor kur rrine me te!

  3. injoranti naiv says:

    më shpjego cfarë do presja para mbi ??????”
    vendos lapsin, mbi tryezë ????
    pse nuk e shkruan kështu:
    fundi i lojës, për ta vendosur, këshillin politik, mbi paralmentin
    po përdoret presja si sheshpushim

  4. injoranti naiv says:

    më shpjego cfarë do presja para mbi ??????”
    vendos lapsin, mbi tryezë ????
    pse nuk e shkruan kështu:
    fundi i lojës, për ta vendosur, këshillin politik, mbi paralmentin
    po përdoret presja si sheshpushim

  5. injoranti naiv ... says:

    më shpjego cfarë do presja para mbi ??????”
    vendos lapsin, mbi tryezë ????
    pse nuk e shkruan kështu:
    fundi i lojës, për ta vendosur, këshillin politik, mbi paralmentin
    po përdoret presja si sheshpushim

  6. Raul says:

    Me siguri qe banda e vrimes celesit nuk eshte dakord me listat e hapura se ne lista te hapura nuk mund te jene me kurre fytyrat me te urryerat e planetit qe me molotov ne dore dogjen deren e kryeministrise dhe zgerdhiheshin 10 m me larg me njeri tjetrin Flamur Herman Geringu dhe Sahit Dollap tritol molotovi kryehajduti i cez duke pare sulmin barbar te horrave te mamurasit. Keta 2 horra duhet te japin llogari per protestat e dhuneshme te molotovit si organizatore te tyre, i ka pare gjithe Tirana. Po keshtu nuk mund te jete me ne liste Paloqja fyryra me e urryer e Tiranes, Enkeled Alibajga i Isa Toskes bashkepuntor i nazisteve gjate luftes na cl. Klevis krrici i faros garipi i shpellareve te unazes, Famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri, salianji babale, vokshi gerdalla, Aurrel nazisti bylykderri i Elbasanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje