Nga Aleksandër Çipa
Një ndër utopitë tona kombëtare në gati 100 vjetshin e fundit ishte dhe mbetet bashkimi kombëtar. Një utopi e formësuar si ide dhe frymë më shumë prej Rilindjes Kombëtare të shekullit XIX. Elita kulturore dhe ajo e mendimit iu përkushtua kësaj utopie, duke e shndërruar në program dhe konceptuar si proces. Patëm shkrimtarë e poetë, që madje flijuan talentin e tyre, (edhe pse jetonin në kryeqendër të perandorisë më të madhe të këtij shekulli), në shërbim të kësaj utopie të mbrothët dhe mbrothësuese.
Prej atëhere, ndonëse edhe më herët, kemi pasur shumë raste e shembuj, kur artistët dhe mendimtarët tanë, të tillë jo vetëm në gjuhën tonë kombëtare, konsiderohen “fanar” të idesë kombëtare, të utopisë së paheqshme e të pashuar, të identifikimit dhe prirjes dëftuese kah Europa, pra, të identitetit tonë zanafillor.
Në këtë mënyrë, elita jonë kulturore, na rrëfeu, se kjo utopi e jona edhe pse e pakapshme ndër dekada, nuk na zhgënjeu. Madje nuk i zhgënjeu kurrë, as adhuruesit dhe as heronjtë për të.
Emulatorët e shekullit të Rilindjes sonë, për këtë arsye u lartësuan në adhurimin popullor, si emulatorë të vizionit të dëshirueshëm e të nevojshëm, për lartim kombëtar dhe rikthim tek identiteti europerëndimor. Kohë pas kohe, diçka e tillë, (pra pjesët substanciale të kësaj utopie), u bënë dhe mbetën stimuj rigjallërues dhe referues, për prosperimin tonë kah ri-integrimi me kontinentin, të cilit i përkasim.
Qëndrueshëm, kjo utopi na u desh edhe për procesin e vështirë, të ngadaltë dhe kohëpafund, të largimit nga mendësia që na injektoi ndenjia nën perandorinë e zymtë, të së shkuarës. Në këtë kah ndarës, pra rikthyes tek identiteti ynë europianist, rishtazi u vunë në protagonizmin dhe udhërëfyesinë e tyre, emrat e shquar të artit dhe kulturës sonë kombëtare.
Por, ndryshe nga rilindasit, të cilët patën shkëlqim brenda hapësirës kombëtare, pa patur interesim për shkëlqimin dhe suksesin letrar apo kulturor në nivel ndërkombëtar, shumë artistë dhe interpretë të talentuar të përkatësisë sonë kombëtare, sot janë garues në nivelet më të larta të tregut kulturor global. Në këtë rast, vlershmëria e tyre kombëtare nuk mbetet thjesht për shkak të përkatësisë, por tek përfshirja e tyre me ndërgjegje dhe veprimtari të vendosur, jo vetëm për identifikim, por për aktivizëm kombëtar. Në një këndvështrim ata janë të frytshëm më shumë se vetë diplomacitë zyrtare institucionale të dy shteteve shqiptare në Botë (Shqipërisë dhe Kosovës).
Ditët e fundit, një postim dhe disa reagime në rrjetet sociale të këngëtares me famë botërore Dua Lipa, kanë shkaktuar jo vetëm zhurmë, por kanë ndezur rishtazi polemikat serbo-shqiptare. Prej këtij shkasi, janë përfshirë në këtë debat njëshekullor mes dy kombësive më të rëndësishme të rajonit ballkanik, edhe emra të famshëm të debatit dhe diskutimit publik global. Shqiptarja- ndërkombëtare Lipa ka botuar simbolin e flamurit “Autoktonus” me dy figurat historike të bashkimit kombëtar shqiptar, Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Komenti i saj bashkëshoqërues në Instagram është pretencioz: “Autoktonë, mbiemër. Të një vendi të banuar. Indigjenë të vendosur në vend përpara zbritjes së migrantëve ose kolonistëve”. Më herët Dua Lipa dhe pas saj edhe këngëtarja tjetër e së njëtës fame, Rita Ora, janë kthyer kundër kompanisë prestigjioze në Botë “Apple”, për njohjen e hartës administrative të Republikës së Kosovës dhe ndarjen e saj nga ajo e Serbisë.
Kjo është diplomaci e pastër politiko-kulturore, së cilës në gjithëkohësi, artistë të famshëm të cilët nuk heqin dorë prej ndërgjegjes dhe kredos së tyre kombëtare, jo vetëm i janë përfshirë, por edhe e kanë shndërruar në qëllim të ndërgjegjes dhe udhëtimit përgjatë karrierës së tyre. Modusi i tyre argumentues për përkatësinë dhe të drejtën shtetërore, është një shërbim subkoshient ndaj kombit dhe popullit prej së cilit vijnë. Në kësi rastesh, artistet shqiptare si Lipa dhe Ora, vlejnë për PR (pi-ar-n) kombëtar, jo vetëm simbolikisht, më shumë se dy perandori globale propagande.
Për kombet dhe popujt e vegjël demografikisht, kësi aktivizmi, ka rëndësinë e madhe potenciale. Duke u ndalur te përcaktimi i termit “komb i vogël”, Milan Kundera nënvizon: “është pikërisht ai, ekzistenca e të cilit mund të vihet në pikëpyetje në çdo moment: një komb i vogël mund të zhduket dhe ai e di këtë gjë.”
Në botën e sotme, me procese të vrullshme rrjedhëse dhe heterogjeni përmbytëse, ndër të tjerat edhe me ankthe demografike, shërbesa si kjo e Dua Lipa-s dhe Rita Ora-s për shqiptarët dhe kombin, janë të dorës së parë. Meritojnë jo entuziazmin nacionalist, por maturinë dhe ndërgjegjen detyruese kombëtariste për të krijuar reagime dhe lëvizje shërbyese. Kontrasti që artistët shqiptarë ndërkombëtarë, me ndërgjegje të shpallur kombëtare dhe aktivizëm të pastër si qytetarë të Botës, krijojnë me papërgjegjshmëritë e elitës apo kastave politike, është i fuqishëm.
Eshtë mishërim i së thënës së Bejkonit, të cilën e kam ndeshur tek memuaret e të paharruarit Vedat Kokona për pushtetin: “Është një dëshirë e çuditshme të kërkosh pushtetin dhe të humbasësh lirinë”. Në politikë lirinë e humbet më keqazi, pasi Atdheut ia ke shpallur pavarësinë dhe e merr në dorë për qeverisje. Mundi dhe ndërgjegjia e pavarësimit substancial, fatkeqësisht në kohët që i karakterizojmë si “tranzicion”, rezultojnë në mos të munguara, në masë të konsiderueshme, të tradhëtuara.
Kosova, si shteti ynë i ri kombëtar, vijon të mbetet prej më shumë se dhjetë vitesh në shpërgënj të shumtë dilemash, papërgjegjshmërish, korrupsioni dhe keqpërdorimesh politike. Diplomacia shqiptare, (si e shtetit të vjetër dhe kjo e shtetit të ri), jo vetëm që nuk ia dalin të avokatojnë dhe afirmojnë shtetnjohjen dhe partneritetin dhe paritetin cilësor të Kosovës, por trishtueshëm japin prova të papjekurisë, keqpërdorimit dhe amatorizmit punëprishës. Në debatin dhe diskutimin e brendshëm shqiptar, në morinë tematike më diverguese rishfaqet ajo e bashkimit kombëtar dhe e utopisë për unitet administrativ. Ndërhyrës të paformuar, argumentues gjysmakë dhe interpretues të dyshimtë, për një kombësi rishtare të dytë shqiptarësh, nuk kanë sjellë gjë tjetër, veçse një investim dëshpërimi kohëhumbjeje për utopinë tonë gjithëbashkuese kombëtare.
Përballë kësaj gjendjeje dhe frocës dhe kapacitetit mjerues të diplomacive tona shtetërore, (në përballje me risqet dhe kostot që u shkakton shqiptarobelaja), artistët tanë të kalibrit dhe me ngjitje në kuotat më të larta të konkurimit dhe ballafaqimit global,(si Dua, Rita, Rexha etj., etj) po na dhurojnë shërbimin e tyre të madh dhe propagandën më të fuqishme të cilësishmërive si talente dhe qytetare bote. Në këtë përkim kohor dhe nevoje marketingu kombëtar e gjeopolitik, aktivizmin e tyre mund ta cilësojmë si një fat specifik për njohje dhe dijeni globale rreth nesh dhe sidomos së drejtës shqiptare për njohjen shtetërore të Kosovës. Identifikimi dhe patosi aq civil e europianist i Dua Lipa-s apo Rita Ora-s, i Andri Salës, më herët i Ismail Kadaresë e shumë, e shumë të tjerëve, janë mjaftueshëm prova dhe dëshmi e valencës së lartë dhe cilësive qytetare që i ofrojnë bashkësisë së gjerë njerëzore dhe hapësirës globale, si shqiptarë.
Ata nuk u shpallën apo ofruan si aktivistë politik, por u evidentuan kulturalisht dhe botërisht si talente të një kombi të vogël me ekzistencë të thellë historike. Nuk hipën në skenë apo në foltoret ndërkombëtare me flamuj, por pasi u duartrokitën dhe shumëfishuan adhurimin për talentin dhe artin e tyre, shpalosën simbolikisht edhe përkatësinë e identitetin e tyre vetiak. Nga pozita e artistëve botërorë, ata mirësisht po i dhurojnë kombit dhe sidomos atdheut të tyre edhe një propagandë pozitive. Ndoshta kontributi i tyre për identitetin tonë të përbashkët është më i fuqishëm dhe më ndikues se disa perëndori propagande kundër nesh dhe injorueshëm ndaj nesh. Për këtë arsye, sidomos për gjestin e tyre, ne shqiptarët nuk kemi pse ndezim kotësisht debat, ndërsa me fqinjët tanë aq më tepër nuk mund të rindezim polemikën ballkanike.
Ndaj këtij shërbimi, kemi detyrimin mirënjohës. Në raport me të drejtën tonë, serbët janë adhurues të së vjetrës (pra, historisë së shkuar. Dhe dihet se e vjetra, ka nostalgji për të shkuarën). Ndërsa ne, na duhet të ngremë e mësojmë vetveten e bashkuar. Nëse vonojmë dhe s’po ia dalim kësaj, kjo është për fajin tonë. Nuk kemi pse ta mbajmë utopinë e bashkimit përherë të tillë. Se nuk na ka zhgënjyer, prandaj duhet ta kapim! Arritja e saj do të thotë vetvete e plotë dhe jo hise apo e drejtë e shkelur e tjetrit. Kumti “Autoktonus” i Dua Lipa-s nuk ka vlefshmërinë e aktit të dronit të Ballist Morinës, përkundrazi: Shpalosja e flamurit dhe ankesa tek “Apple” , përbëjnë spontanisht një akt të diplomacisë individuale të artisteve me famë, për sjellje ndërkombëtarisht të duhura.
Nisur nga parimi i respektit, artistët tanë ndërkombëtarë, ekspozojnë lirinë e identifikimit dhe të shprehjes sovrane. Kjo ka diçka të themeltë e të përbashkët me qytetarinë dhe antropomendësinë prej perëndimorësh. Artistët tanë ndërkombëtarë e dinë se tolerancat nuk përplasjen, intolerancat, po.
krahaso tani,
gjithe kjo kengetare yll qe gezon popullaritetin e miliona fansave ne mbare boten dhe bekimin e miliona shqiptareve,
me
ate arapin pirro dhima,i cili i joshur nga parate e grekut hodhi balte mbi vendin e tij,dhe do ngele ne jete te jeteve ne memorien e shqiptareve si personifikim i gjakprishurit,i qenit te pabese qe shet te zone per nje kocke qe i hedhin..
cfare i ngeli tani atij?
Te shkruash qe perandoria Turke ishte me e madhja gjate shekullit XlX, e qe rilindasit tane jetonin ne kyeqytetin e perandorise me te madhe tregon qe nuk ia ke haberin historise.
Une nuk vazhdova me tutje.
Po ty te rekomandoj te lexosh ca libra mbi historine evropiane dhe boterore.
e keqja eshte se vec turkoshakeve ”autochthonus” vatani ka edhe shume te tredhur si Gjeli,apo ki Alexandro qe shkojne ndrra me si hapur me gjoja ”bashkim” apo big alvania!!!!
pirduni ne siriqipro!
Sot me shume se kurr ne kte Bote e cila Leviz me nji shpejtei marramendese
e shume agresive si asnjiher me pare kerkohet
Bashkim ,te shtregojne radhet perball Politikes kercenuese
qe nuk njeh Pardon e Meshire .
Kush gabon sot …peson pefundimishte .
Te pkten ne kto situta te rrezikeshme per ekzistence ,
hqiptaret duhet te tregojne e jane nji – nji Trup – nji Gjuhe – nji Flamur
NJI KOMB SHQIPTARE – edhee psee bota na ngjyrosi # padehiren tone – sepse na do te Ndare !
(si tha Cajupi ne poezine e tij Ujku dhe Dy Bujat ; Ujku i tha njerit -un ty te kam mik e nuk te ha ,
ndahu nga ai budalla , ti je # )
Sot me shume se kurr ne kte Bote e cila Leviz me nji shpejtesi marramendese
e shume agresive si asnjiher me pare,
kerkohet Bashkim ,
te shtregojne radhet perball Politikes kercenuese
qe nuk njeh Pardon e Meshire .
Kush gabon sot …peson pefundimishte .
Te pakten ne kto situta te rrezikeshme per ekzistence ,
Shqiptaret duhet te tregojne e jane nji – nji Trup – nji Gjuhe – nji Flamur
NJI KOMB SHQIPTARE – edhee psee bota na ngjyrosi # padehiren tone – sepse na do te Ndare !
(si tha Cajupi ne poezine e tij Ujku dhe Dy Bujat ; Ujku i tha njerit -un ty te kam mik e nuk te ha ,
ndahu nga ai budalla , ti je # )
Shkrim mirënjohës. Por nuk më duket e drejtë të cilësohet si utopi (diçka e pamundshme) dëshira e lufta e drejtë dhe e natyrshme e shqiptarëve për bashkim kombëtar. Po ashtu edhe veprimtaria e artisteve, që u kushtohet shkrimi, nuk mund të quhet subkoshiente (instiktive) sepse është mirëfilli e vetëdijshme; nëse do të ishte subkoshiente nuk do të kishte vlerat që u jepen në shkrim, madje në tërë shtjellimin ajo paraqitet si veprimtari e ndërgjegjshme, me të cilën bie në kundërshtim cilësimi vetëm në një rast si subkoshiente.
Fillova ta lexoj, deri te fjalia e dyte ku perdor fjalen e shpikur nga Rama, ‘e formesuar’ e lashe fare. Me siguri hartim i tipit Ramist.
te njohim qe je nje loqe, por qe te te dilte edhe Rama ne enderr kete nuk e prisnim
SB
wow
Shkrim i qëlluar nga Aleksi. Shqiptarët duhet ta duan, ndihmojnë njëri tjetrin qoftë edhe me defektet që i kanë. Vetëm kështu jemi të fortë dhe marrim respektin nga tjerët.
Cipa,atdheu fillon tek kembet e tua!
Eshte e dhimbeshme perpjekja tende e vazhdueshme,te marresh ato dimensione qe fare nuk i ke.
Dhe jo me kot,ne nje vend shume problematik si Shqiperia,ku gazetari ne pergjithesi trajtohet si skllav nga pronari dhe detyrohet te flase me gjuhen qe i dikton ai.ti vazhdon te vegjetosh ne krye te kesaj specie gazetarie,qe ne kohe te lashta.
Kjo sepse ti pothuajse ke mbyllur gjithmone sqepin per kete baterdi dhe per me shume.
Kjo mbyllje sqepi,pothuajse ka vazhduar dhe kundrejt menyres se sundimit te diktatures se mesjetes aziatike te sali-metes.Llogjike kjo,qe per ate qe ti permban, kishje frike tkurrese nga represionet e llojeve te ndryshme,qe te prisnin.
Dhe ´´cuditerisht´´,ne pushtetin e Rames,ku liria e fjales dhe e demonstrimit,mori nje dimension krejt tjeter,nga ajo e sali-meta(lakeu cipa gjithe kohes i drejtohesh ketyre te fundit me fjalen Zoti perpara!!!) .
Pasi fFjalen e gazetarit tani nuk e ndiqte me represioni,si pasoje e kesaj,ti dole nga llogorja dhe fillove te beje kaposhin e vockel kakarises,duke e share Ramen me liber shtepie,pasi ai po e ndalonte ´´fjalen e lire´´.
Personaliteti i deformuar i juaji,vjen dhe ta deformon keq dhe nocionin Liri:
Kur gazetaret e gjore,duan te flasin,por shpesh detyrohen te LEHIN sipas interesave te pronarit te tyre(ato gazeta megjithse jane me humbje,mbahen per te bere kete lloj propagande,nga pronaret e tyre),ti me heshtjen tende,kete e quan ´´LIRI´´ fjale, dhe per me teper rreshtohesh ne anen e ketyre lloj pronareve dhe i kundervihesh Rames perse perpiqet te ndaloje lirine e kesaj LEHJE(shpifjes).
Pra cipa,nga bemat e tua pa koment,je antipod i gazetarit te vertete,megjithese perpjekjen e gjore per te shkaravitur te kunderten, shkon dhe kuturisesh me tej me kete shkrim,ku te portretizojne fjalet e Havel:
Nacionalizmi,streha e fundit e maskarenjeve!
Per Hotenin qe per maje ka Zigur Qarrin. Po
hartimin me fjalet e formesuara nga gerdalla Berisha, e leçit me endje?
Te ishte per mua gerdallen Berisha me pushkatim e kisha denuar. Por i dhashe voten “liderit global” me synimin qe do sillte drejtesine ne vend. Ju kujtohet …timoni, timoni. Me gerdalle se Berisha doli Rama o sufllaqexhi. Biles ja kaloi dhe me te vjedhura.
Ndoshta per Cipen eshte Utopi.Ne qofte se te gjithe mendojme keshtu,jemi te shpartalluar pa filluar asnje aksion.Nje dite shqiptaret duhet te bashkohen,dhe dote te bashkohen,edhe kunder kukuvajkave goje liga.
Kombi shqiptar,do ta çaj rrugen e historise,me pidh ne dor,.
…..Sala….
Wow
kengetare me fame boterore!!!! se kush po e rruan per to ne bote…
Keto dy vajza u larguan nga Kosova per shkak te gjenocidit qe zhvillonte Serbia kundra shumices shqiptare.Gjyshi i Rites,Besim Sahatqiu,nje regjisor i njohur ( disa filmeve dhe dramave ne Kosove),nuk pranoj te bashkepunoje kundra bashkekombasve te vete me regjimin serbe,si bene disa shqipefoles qe sote akuzojne UCK ,ne vend se te jene atje ku e kane vendin.Shqiptaret e shqiperise ne nje fare menyre jane te privuar nga ndjenjat kombetare.Interesi dhe paraja aresyeton cdo gje.Dua Lipa &Rita Ora ,SUKSESE dhe vetem PERPARA.
Ti zhgarravitës i leshit, si edhe shumë të tjerë, e përdorni atë shprehje vënd e pa vënd. Mendoni se ju bën të dukeni të ditur. Me Dua Lipën, nuk ka të bëjë fare, pasi nuk është se i duhet një “strehë e fundit” që ti përmend.
Ndaksi, pallikari?
O hosten mos u bej legen ku rama (vertetoja vjedhjet dhe ik ne gjykat) e ku sali krimineli…rama te thot na o qor sy .hic ti atje ne shpell te vicidolit duke prer dry…u te kripsha trut me gjith sylybatin drakula shqiptar sali…