Do mbushur boshllëku në të Djathtë, me një Parti

24 Korrik 2020, 15:15Blog TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Duhet të rimblidhet e Djathta Shqiptare Evropiane…, ajo që rrëzoi komunizmin në 1992.

Ajo që mori shumicën dërmuese të votave, duke bërë një program “für alle Schichten”, parulla e CDU gjermane, “për të gjitha shtresat”—PD 1992!

E shtresat e Shqipërisë, rreshtuar sipas shumicës së votave për të Djathtën Evropiane të 1992, PD e asaj kohe, ishin:

1–Ish-komunistët (po, po, pranojeni pa infeksione të luftës së klasave dhe biografive komuniste) si dhe jokomunistët që kishin punuar gjatë viteve 1945-1988. pa u futur në burg e pa u internuar.

2–Fshatarët, ata që punonin e jetonin në fshat, e që PD e 1992 i bëri pronarë privatë me ligjet për tokën, ku njëshi ishte i anatemuari ligji i tokës, “7501”, në thojza, se për deformim të realitetit përmendet vetëm ai, duke fshehur të vërtetën e madhe, se ishte një paketë ligjesh, së bashku e në një rëndësi, me komoensimin e menjëherëshëm të ish-pronarëve, që PD e pas 1992, në mashtrim e qëllimisht, nuk e zbatoi kurrë. Pa atë paketë ligjesh nuk rrëzohej komunizmi në Shqipëri!

Këta, 1 e 2, dhe vetëm këta kryesisht, ishin baza e PD-1992, por edhe shtresa relativisht e vogël, që po e rreshtoj më poshtë:

3–Ish–të përndjekurit politikë e ish-pronarët e tokës, që pranonin aleancë e bashkëpunim me shtresat 1 e 2 më lart! (Pjesa tjetër e ish-të përdjekurve e ish-pronarëve, ishin anti e djathtë evropiane, kripto-marksistë e kripto-nazisto-fashisto-zogistë, kundërshtarët dhe rrënuesit e PD-së së 1992, që iu hapën dyert e mbyllura të PD-së, vetëm në 1995, pas humbjes së Referendumit të 1994, kur ne drejtuesit e PD-së, në qendër e në rrethe, vendosëm të shkatërrojmë PD 1992, për të mbajtur pushtetin pa votat e popullit, me dhunën e tyre, një klike interesaxhinjësh, në qendër e në rrethe, që braktisën partitë e tyre mjerisht minorene!).

Po e theksoj: PD e 1995 e preu në besë shtresën 3, se nuk iu kompensoi tokën bujqësore që kishin pasur në pronësi, e që iu dha shtresës 2, si dhe nuk u dha shpërblimin për vitet e burgut, që të gjitha ishin pjesë të paketës së tokës etj. të PD-1992.

Edhe sot, 2020, baza e së Djathtës janë shtresat 1, 2 dhe 3, natyrisht brezi i ri, pra praktikisht të gjitha shtresat e Shqipërisë, ata janë e Djathta moderne shqiptare.

Duhet ribërë një parti e Djathtë, duhet mbushur ky boshllëk i madh shqiptar.

Principet e së djathtës, qeveri e vogë, bazuar te konkurrenca e gara, e jo te drejtimet nga të mençurit nga lart, janë shkurt tipiket e së djathtës moderne, që puthiten me traditat tona shqiptare, individualistë proverbialë.

8 komente në “Do mbushur boshllëku në të Djathtë, me një Parti”

  1. Revizori says:

    Gjeja më me mend që eshte thene ne keto 20 vjet.
    Por nuk mund te ndodhe. Sepse Saliu dhe Basha kane me vete te gjithe Zigurët e Shqipërisë.
    Domethene te tere idiotet që mund të gjenden në Shqiperi.
    Si rrjedhim perfiton Edi Rama dhe klika e tij. Do besoja ne Edi Ramen, po te kishte hequr qafe Gramoz Ruçin, Arben Ahmetajn, dhe Çerrin e Beratit. Treshja e Djallit ne PS. Por nuk e beri. Ashtu siç nuk nxori ne pension Saliun dhe Metën. Ose t’i fuste ne burg. Jo ai, por drejtesia.
    Perndryshe si ata eshte. Vetem me fasade me te bukur.

  2. xhoxhi says:

    Bashkim komunizmin nuk e rëzuat ju po amerikanët me shokë që hapën ambasadat.Ju çfarë komunizën rëzuat kur sot 80% e partisë demokratike kanë qënë sigurimsa.Mos flisni fare se kur u bënë zgjedhjet e para partia e punës mori 250 deputetë dhe pastaj ndërkombëtarët ja u dhanë juve pushtetin që e ndritët duke vrarë e shkatëruar.Duhet parti e re dhe me asnjë nga ju që jeni sot..Kështu mundet të fitoni ndryshe nuk vini në pushtet…

  3. xyz says:

    Bëje o dangall dhe të shohim sa. vlen!

  4. Teuta says:

    N vend të komentit

    Fitorja e vitit 1992, s’ishte meritë e Pd-së, por e popullit Shqiptarë, i cili kërkonte ndryshimin e sistemit. Kërkonim ndryshimin e sistemit, jo se s’dinim ç’ishte kapitalizmi, sepse teorikisht e dinim se ç’ishte shfrytëzimi i njeiut prej njeriut. Kishim dëgjuar për bejlerët e ata kapitalistët e vegjël si ekonomi, por të brabartë nga shpirti e lakmia për pasuri me ata të mëdhenjtë e botë kapitaliste. Na i kishin treguar prindërit tanë, të cilët e kishin hequr mbi kurriz, por dhe kishim lexuar e dëgjuar. Dinim sa dinim, por në 1992 të gjithë thonim: pa ta provojmë një hërë. E kjo shprehje dilte jo vetëm nga goja e njerëzve punëtorë e kooperativistë, por më shumë dëgjohej nga ata që e kishin udhëhequr e drejtuar sistemin socialist. Vet fjala “demokraci” hyri si shprsë më e madhe se fjala komunizëm. Besuam edhe për faktin që në krye të lëvizjes për ndryshimin e sistemit pam fëmijët e atyre që ishin kokat drejtuese të atij sistemi. Pam edhe ata që ishin futur në gjirin e tyre dhe po e kundërshtonin dhe ne tham : padale, po e kundërshtojnë ata që baballarët i kishin në mes të mirave dhe vet kanë parë botë më sy. Besuam e tham ta provojmë njëhërë sepsë të gjitha vendet e lindjes ish- në sistemin socialist e ndryshuan.
    Aq shpejtë sa besuam në sistemin e ri, aq shpejtë u shgënjyem nga ai . E këtë shgënjim e pësuam po nga ata që u bësuam. Nga bijtë e atyre që kishin drejtuar shtetin socialist.
    Pendesa e parë filloi ,kur shikuam se po shkelej mbi gjakun e dëshmorëve. Po mohohej ajo luftë legjendare që solli lirinë. Po,po, ajo e solli lirinë. Pam se po ngriheshin e po vlerësoheshin ata që bashkpunuan me pushtuesin e huaj. U penduam se ekonomia po shkatërrohej. S’geli fabrikë e uzinë në këmbë. Arritën sa edhe pemët po priteshin se u quajten pëmë komuniste. U penduam se u flakën në rrugë kuadro të shkëlqyer të vendit. U penduam se po shkatërrohej arsimi, kultura e shëndetësia. S’ngeli bibliotekë pa u vjedhur e djegur. Njerëzit morën arratinë se s’kishin ku të punonin. Ushtrise i zhveshën patallonat e të gjitha paisjet shkuan për skrap… Populli u pendua. Erdhi 1997…….. E të gjitha këto ndodhën nën drejtimin e Partisë Demokratike, me ne krye bllokmenin,apo sahanlëpirësi i bllokmeneve Sali Berisha. Ndaj si e permendni JU ,zoti Kopliku 1992-shin. A sjeni Ju përsëri ? A s’është Saliu, Luli, Mediu, Shehi , Tritani ,….. pse jo edhe Bamiri që drejtuat në atë kohë? A sjeni ju që s’ditët të drejtonit ,apo dinit dhe të gjithë pasurinë e çuat në shtëpitë tuaja? Sigurisht të kthyer atë në vleftë paraje. A s’erdhët përsëri nga besimi i popullit se thatë , u bëm nuse përsëri e dim të nusërojmë,por në fakt ndërruatë qimen? Si t’u besojmë përsëri ? Të flasësh për të zezat tuaja deri në gjakun e 4 të vrarëve dhe sa e sa të plagosur , do të thotë se po erdhët Ju, si përsona, në pushtet, atherë nuk është faj juaj. Veproni e n xirini ujë të zi këtij vendi. Nuk fola për të majtën,sepse Ju ,zoti Kopliku folët vetëm për të djathtën. Për të majtën po them : Më mirë që po ham “bukë misri” se sa të premtohet gruri i skuqur me gjakun e vëllesërve tanë…….

  5. Luan says:

    NJERËZ DHE MENDJENDRITUR SI Z. KOPLIKU I DUHEN KËTIJ VENDI.

  6. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Ore po keni 30 vjet qe thoni se saliu dhe pedhi rrezoi komunizmin.
    Komunizmi ra vete se i mbaroi karburanti dhe parat dhe e leshoi gorbacovi.
    Ne ishim dominoja e fundit dhe po te ishte per saliun e sigurimsat komunist te pd ne do ishim akoma si korea…
    Sa per te mbushur te djathten ke te gjithe femijet e servilave te soc si cuni fahriut,i saliut i shabaneve turkoshak e lefteri maliqi e sa e sa..

  7. Nik says:

    Z. Kopliku, Ligji 7501 per ndarjen e tokes eshte ligj komunist, prandaj s’ka e s’do te kete parti te djathte ne Shqiperi!

  8. Ideali says:

    As te majte dhe as te djathte s ka ky vend. Vetem zogj te kllockes qe kakarisi atje ne kodren e kuqe ne 8 nentor 194…. u ngjiz nga serbet dhe polli ca legjendar qe pasi e flirtuar vendin me Jugosllavet, me ruset, me kinezet e me forcat e veta(nen drejtimin e kovaceve, teneqexhinjve, shofereve, elektricisteve, lopcareve) me gjithe respektin per keto profesione, e cuan vendin ne zgrip te ekzistences, neper murete ambasadave, neper litaret e vaporeve, neper gomone, mbi klonet me korent dhe ne semaforet e botes te shesi trupin. Misioni i tyre s’ka mbaruar, prandaj mos na hallakat mendjen me sofizma te parealizuara zoti Bashkim.S kemi pare gje akoma. Misioni s ka mbaruar. Si duket ka qene shume e lehte te fitohej lufta 3 vjecare, me ndihmen edhe te perendimit qe pastaj u quajt armik i betuar, sesa te fitohej paqja 45 vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje