Një burrë nga Singapori ka pranuar akuzat e autoriteteve amerikane se punon si agjent i Kinës.
Ky është incidenti i fundit që raportojnë mediat ndërkombëtare, që ka nxitur jo pak tensionet mes Kinës dhe SHBA-ve.
Jun Wei Yeo është akuzuar për përdorimin e këshillimit të tij politik në Amerikë si një front për të mbledhur informacione për inteligjencën kineze, thonë zyrtarët amerikanë, raporton BBC.
Kina më herët urdhëroi mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu, menjëherë sapo qeveria amerikane mbylli konsullatën kineze në Houston.
Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se vendimi ishte marrë sepse Kina po “vidhte” pronën intelektuale.
Administrata e Presidentit Donald Trump është përplasur në mënyrë të përsëritur me Pekinin mbi tregtinë dhe pandeminë koronavirus, si dhe importet e Kinës për një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong
Amerikant janë në dijeni të gjithçka të re, ndaj është pozitive për NATO-n,dhe OKB-në, një siguri e tillë.