Emrat e propozuar nga PD tregojnë farsën e listave të hapura, shpresa për rotacion, e tipit "hyp e zdryp"

26 Korrik 2020, 20:58Blog TEMA

Nga Gëzim Basha

PD-ja aktuale, në vend të ideologjisë së qendrës, frymëmer e frymëzohet nga slogani popullor, “zullumi këputet duke u trashur,” çka do të thotë, “këta e tepëruan, erdhi rradha jonë!”

Shpresa për rotacion të tipit “hyp e zdryp” në mënyrë të alternuar, shërbehet si balsami çudibërës i partisë.

Koha vetë qelbet si kërmë e kalbëzuar dhe—fiks si në romanin e Gabosë—lopa del në ballkon…e njëjta lopë ?

Janë po ata që ikën në 2013-n, mëndjen e kanë tek tenderat e mundshëm, tundin kovat dhe vedrat me mentalitet mjelësish profesionistë teksa fandakset lopa në ballkon….

Emrat e propozuar tregojnë farsën e listave të hapura ndërkohë që Shqipëria s’ka kohë për të humbur.

Hidhni një sy listës së Gjirokastrës dhe aty do të gjeni dy-tre nga njerzit më pa dinjitet të politikës shqiptare.

Midis tyre, tmerrin e baxhoxhinjëve, “Ivanin e Tmershëm” të rrotave të kaçkavallit dhe torbave me gjizë!

Mungojnë të rinjtë e shkolluar dhe të pakontaminuar, idealistët qe nuk kutërbojnë korrupsion. Ata mund ta shkatërrojnë fare lehtë këtë farë të ndytë, t’ju heqin gravitetin nëpër debate, ti ngrenë në ajër….

2 komente në “Emrat e propozuar nga PD tregojnë farsën e listave të hapura, shpresa për rotacion, e tipit “hyp e zdryp””

  1. luka says:

    E vertetuan me keto lista se PD eshte e qelbur nga brenda dhe e kalbur nga jashte. Bishti i qenit te babe Sales.

  2. Tir on ci says:

    PO AKOMA DISKUTONI QE KA PD E PS MORE QYPA
    NGULITEMI MIRE NE TRU QE KETU KA VETEM KLANE HAJDUTESH ME FLAMUR PARTICKASH DHE MJERIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje