Më shumë se për rotacion, Shqipëria ka nevojë për revolucion!

25 Korrik 2020, 15:57Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Sot kishte folur ambasadorja franceze. Mes të tjerash ajo ka vënë në dukje se është problem i brendshëm dhe duhet të zgjidhet nga shqiptarët çështja e ndryshimeve kushtetuese. Dje foli një ambasador tjetër, pardje një tjetër, muajin e kaluar gjithashtu, vjet, para 10, 20 madje edhe para 30 vjetësh ishte po një ambasador që përcaktoi kahjen politike kur u shfaq krah Berishës në fushatë elektorale. Jetojmë nën tutelën e ambasadorëve dhe për fat të mirë që kanë qenë ata se mund të kishim bërë çdo vit nga një ’97, vetë si popull i indoktrinuar nga politika dhe interesat e saj në mënyrën më të keqe të mundshme.

Prej 30 vjetësh Shqipëria është shembull dështimi në politikë dhe ushtrimin e demokracisë. Prej 30 vitesh bëjmë, sikur bëjmë zgjedhje. Përpiqemi të gjejmë sistemin, kur në fakt e gjitha është çështje besimi dhe vullneti për të bërë zgjedhje, pra jo problem sistemi zgjedhor. Nëse ke vullnet për të bërë zgjedhje dhe pranuar fitoren apo humbjen gjithçka, është funksionale dhe e vërtetë pavarëisht sistemit zgjedhor të aplikuar. Përsa kohë palët mendojnë intrigat e vetëvetes, te kundërshtari dhe anasjelltas, atëherë do të kemi gjithnjë ngërçe të forta politike dhe institucionale. Do kemi nevojë për ndërkombëtare e ambasadorë që dëgjojnë sesi denoncojmë njëri tjetrin si hajdutë, të pabesë e mashtrues. Dhe ambasadorët shohin, ndoshta çuditem, qeshin apo ngrënë supet, sesi në këtë vend njëkohësisht, të gjithë njëherësh janë edhe të ndershëm edhe manipulatorë, të gjithë edhe kanë edhe nuk kanë të drejtë njëkohësisht. Dhe ata (ambasadorët) edhe habiten me këtë mendësi, por edhe ju pëlqen, sepse dashje pa dashje iu japim atyre atribute që nuk i kanë në asnjë vend apo shtet tjetër të paktën brenda kontinentit ku bëjmë pjesë. Çfarë paradoksi, kemi presidencën e OSBE-së, Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë dhe jemi vetë gjithë kohës në “tutelën” vëzhguese dhe ndihmesë të saj.

Pse?! Sepse nuk bëjmë dot zgjedhje drejt, sepse degradimi i mendësisë dhe lakmisë për pushtet ka arritur deri në pikën ku janë bërë ligje për persona të dedikuar, madje edhe kodin zgjedhor kemi arritur ta bëjmë duke patur parasysh emra personash konkretë në listat e partive. Kjo marrëzi politike duhet të marrë fund. Është koha për të rithemeluar shtetin nga e para, kushtetutën dhe ligjet. Mjafton se pari t’i thotë sekush vetes që merret me politikbërje aktive STOP! Duhet një ndryshim rrënjësor, që nis së pari nga mendësia.

Duhet një akt kombëtar vullneti politik për të pranuar se fituesi është fituesi dhe humbësi është humbësi në zgjedhje. Rotacionin e përcakton qeverisja e mirë ose e gabuar dhe njerëzit me votë. Jemi një vend shumë i vogël për të prodhuar kaq shumë marrëzi dhe çmenduri politike sa kjo që prej 30 vjetësh ende kërkojmë sistemin zgjedhor dhe mënyrën për të ruajtur zgjedhjet nga deformimi dhe manipulimi, ndërkohë që ato zhbëhen menjëherë nëse ekziston me vullnet të plotë e të sinqertë, mirëbesimi. Nëse nuk do gjendet vullneti për mirëbesim asnjë sistem zgjedhor nuk do prodhojë qetësinë e stabilitetin e kërkuar dhe real. Shqipëria nuk ka nevojë për rotacion, por për revolucion ideor dhe kultural politik.

7 komente në “Më shumë se për rotacion, Shqipëria ka nevojë për revolucion!”

  1. Trotski says:

    Shqiperia ka nevoje per nje Nderhyrje te Forte te Drejtesise Reale Ne Klasen Politike Shqiptare.Ka nevoje per Pastrimin Rrenjesor dhe shpartallimin e te Korruptuareve qe ,perveç grabitjeve dhe shperdorimeve kane vene ne LOJE SHPESH FATET E ATDHEUT:

  2. Trotski says:

    Shqiperia ka nevoje per nje Nderhyrje te Forte te Drejtesise Reale Ne Klasen Politike Shqiptare.Ka nevoje per Pastrimin Rrenjesor dhe shpartallimin e te Korruptuareve qe ,perveç grabitjeve dhe shperdorimeve kane vene ne LOJE SHPESH FATET E ATDHEUT:
    Po cfare ke Mo Z.Moderator ???

  3. Deputeti i pavarur says:

    Po u hapen listat le te votohen njerez qe kane pak dinjitet dhe jo keta injorantet qe po te mos vjedhur dhe kapur ca leke e ca poste nuk ia hidhte qurret askush se jane per te qeshur ne fakt.

  4. Nik says:

    Shqiperia eshte drejt degradimit social.
    Revolucion nuk ka shanse sepse duhen mendje dhe koka ,Arme she koqe te forta

  5. dyshuesi says:

    Jam dakort me batuten e fundit te Denisit “revolucon kulturor dhe ideor” qe do te thote ndryshim , permbysje, te mentaliteteit egzistues te pergithshem si tek politikanet edhe tek votuesit. Vetm se une pyes se kush do ta beje kete revolucion ? A jemi ne si popull te gateshem qe te pranojme dhe te zbatojme rregullat e demokracise edhe kur na cenohet interesi. A jemi ne aq te vendosur per sakrifikuar nga vetja per hir te demokracise ? A e bejme dot ne demokracine se diktaturen kemi dhene prova se e bejme shume mire duke filluar nga ambjenti yne i ngushte familiar. Pra mentalitetin tone kush do ta ndryshoje? Ajo qe ne politika jone kerkon vazhdimisht eshte nje fuqi jasht saje per te gjykuar dhe detyruar palet sepse askush nuk eshte i gatshem te sakrifiloje per demokracine . Me sa duket jo llogjika por dajaku, jo demokracia por diktatura, na bind per te vazhduar te jetojme ne paqe me njeritjetrin.

  6. Ladi says:

    Qe kur thua se duhet filluar nga zeroja, je njesoj si te gjithe politikanet e tjere! – eshte si te rrahesh uje ne havan!
    Keto jane fjale qe veshi popullor i pelqen. Pra, thjesht: populizem!
    Ne kete stad zhvillimi ne te cilin gjendemi ne si popull ndikojne nje seri faktoresh: historike, socilale, ekonomike, gjeografike, kulturor, tradicional, etj, etj.
    Ky popull nuk ka rruge tjeter me te lehte, apo me te thjeshte per te ecur perpara dhe per tu europianizuar duke u kthyer ne piken zero, sepse sa here qe kthehemi ne piken zero: vetem zerohemi – humbim shanset e zhvillimit, dalin jasht sistemit, koha dhe hapsira nuk funksionon…
    Pra, shume shkurt: jemi me shume fat qe USA dhe Europa e bashkuar na mbeshtesin dhe na durojne akoma ne cmendurine tone! (lexo: prapambetjen tone)
    Persa kohe qe ne do te vazhdojme te drejtohemi nga instinkti i mbijeteses, pa vene ne pune intelektin… – rrofshin ambasadoret perendimore, te cilet na sherbejne per tu orientuar drejt jetes demokratike, dijes qytetare, tolerances humane, et, etj..

  7. Labi me llogjik te ftoht says:

    Dakort lista te hapura….ama populli duhet te tregoje qe esht i mencur te dhikoje kush i ben kush jo dhe per partit….po te jet keshtu esht nje far revolucioni apo jo se sot me vlo sot me marto nuk ka them une …te gjitha obura nuk mund …do zoti jam un gabim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje