Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë sërish një apel sot pas shifrave të larta të të infektuarve dhe të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.
Brataj ka dhënë rekomandimet për të gjithë ata që rezultojnë pozitivë me apo pa shenja të koronavirusit, kanë simptoma, shenja të lehta që i trajtojnë në banesë, të rrinë në shtëpi sepse janë burim infeksioni dhe të telefonojnë 127-ën.
Ai thotë se parandalimi është çelësi i fitimi të betejës, dhe sa më shpejt të kuptohet se duhet respektim i rregullave aq më shpejt do mposhtet COVID-19.
Brataj shton se vetë qytetarët nuk duhet të lejojnë të thyhen rregullat e vendosura për parandalimin e COVID-19.
Statusi nga Skënder Brataj:
Të jesh apo të mos jesh!! To be or not to be!!
Sot më shumë se kurrë duhet bashkëpunimi juaj!!
Të zgjedhësh me dëshirë të jetosh!
Të zgjedhësh me dëshirë të dënosh të tjerët me vdekje!
Të zgjedhësh të fitosh jetën!
Parandalimi është çelsi i fitimit të betejës me këtë virus!
Sa më shpejt të kuptojmë se duhet të respektojmë rregullat aq më shpejt do ta fitojmë këtë betejë.
Ti që je me tampon pozitiv dhe shikon që shenjat dhe simptomat janë duke u përkeqësuar telefono 127 për një vlerësim për shtrim në spital dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.
Ti që ke shenja të lehta të cilat po i trajton në banesë dhe ke përmirësim të simptomatologjisë, vepro në bashkëpunim të përditshëm me mjekun e familjes dhe 127 dhe MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit.
Ti që ke shenja të lehta dhe mendon se është virozë e stinës, kërko ndihmë te mjeku i familjes ose te 127 për të përjashtuar dyshimin e Covid-19 dhe MOS DIL deri në përjashtimin e saj, se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që ke bërë tamponin dhe ke dal pozitiv, por nuk ke shenja dhe simptoma, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që kërkon ndihmë mjeksore sepse ke shenja dhe simptoma, ti që nuk kërkon tampon sepse nuk do të identifikohesh, MOS DIL se je burim i transmetimit të infeksionit!
Ti që nuk je në asnjë nga situacionet e mësipërme DIL, por mbrohu nga gjithë të sipërpërmendurit, sepse ka nga ata që nuk do ti respektojnë rregullat!
Në këtë moment personat me shenja dhe simptoma si temperatur, kollë, dhimbje fyti, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella, diarre, humbje të shijes, vështirësi në frymëmarrje, të këshillohen me mjekun e familjes dhe mjekun e 127, sepse çdo shenjë e sipërpërmendur mund të jetë nga Covid-19!
Qytetarë shqipëtar ndërgjegjësohu, respekto rregullat:
Mbaj maskën në ambientet e mbyllura.
Ruaj distën 1.5 metra
Zbato rregullat e higjenës
Mos lejo të shkelen këto rregulla!
Pa ty nuk do ja dalim!
Së bashku do ja dalim!
Dr.Skender Brataj
Të marrësh 127 është e kotë; dikush që e njoh dhe që kishte shenjat e mori dhe i thanë se duhet të kesh marrë ndonjë ftohmë muskulare. Ja, ky është vlerësuesi profesionist i 127-tës që trumbetohet me të madhe. Pas kësaj ç’mbetet të bj qytetari? Ky qytetar, po të shkojë me mendjen e përfaqësuesit të 127 kushedi se sa vetë infekton në ditë. Kështu as numëri i të infektuarve që jepen në lajme nuk është i saktë, por është kushedi se sa më i lartë se ai që raportohet. Një vlerësim i tillë, i papërgjegjshëm nga ata që janë pikërisht përgjegjësit kujdestarë të shëndetit publik e shton përhapjen e virusit dhe e nxierr jashtë kontrollit. E pastaj gjoja u përgjërohen qytetarëve. “Ti që s’do tamponin…” thotë zoti Brataj… Mund të ketë ndonjë të tillë, por njoh disa që kanë patur simptomat, kanë kërkuar t’u bëhet tamponi dhe nuk kanë pranuar institucionet përatëse t’ua bëjnë.
nuk je Prof. Dok. Tritan Kalo pa e lexuar shkrimin tend. Flm.
Po zoti Brataj,dakord.Jane per te miren ton keto keshilla dhe do ti zbatojm.
??? Gjithe ky apel ne vesh te shurdher. Nje miku im ne dt. 2 Gusht ka dasmen e djalit, 250 veta te ftuar, te gjithe kane konfirmuar shkuarjen…. ????.
Shpresoj qe apeli Juaj doktor ben efekt. ???
Falemderit Doktor, shpresoj te ndergjegjsohen njerezit, pa ju dash me pa te afermit duke ju ikur.
Respekt per ju Z.Brataj per keshillat e vlefshme qe jep per luften kunder covid 19.Gjithe stafi drejtues i Ministrise se Shendetsis ka bere dhe po bene nje pune te madhe shkencore per shpetimin e jetve nga koronavirusi.Tani eshte ne doren e shqiptareve te zbatojne protokollet qe te mos vdesin.VAKSINA akoma nuk ka dal.Mos degjoni disa palaco gazetar qe per intersa te ndyra politike thone te kunderten si Fevzo Tullaci,Lubonja Tullaci,Eni Vasiliqija,Zhej Shpirtziu Malsori.Boston