Në janar vaksina anti-Covid në farmaci, ja sa do të kushtojë

28 Korrik 2020, 16:10Sociale TEMA

Kanë kaluar disa muaj nën ‘kthetrat’ e koronavirusit që ka marrë jetën e mijëra personave dhe ka infektuar me mijëra të tjerë.

Presidenti i kompanisë farmaceutike italiane IRBM, Piero Di Lorenzo është shprehur në një deklaratë për median se vaksina do të jetë e vlefshme në janar dhe se do të kushtojë 2-3 euro.

Ai është shprehur se të parët që do të vaksinonhen do të jenë ata që janë më shumë të rrezikuar, personeli mjekësor-shëndetësor, policët, personeli i shkollave, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet të tjera.

Kujtojmë që vaksina nga Universiteti i Oksfordit në bashkpunim me kompaninë farmaceutike italiane IRBM, pak ditë më parë ka bërë me dije se vaksina e tyre e quajtur ChAdOx1 kundër Covid-19, ka dhënë rezultate pozitive.

2 komente në “Në janar vaksina anti-Covid në farmaci, ja sa do të kushtojë”

  1. Virusi says:

    Kjo eshte fuqia e dijes. Hallall!

  2. qytetar says:

    po pse ne janar dhe jo me vone ose me shpejt !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje