Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj, thotë se mosrespektimi i masave ka bërë që të shtohen rastet me Covid-19. Sipas tij, njerëzit duhet të ndryshojnë mënyrën e jetesës sepse gjerat s’janë më njëlloj.
Në Abc News, Brataj tha se të rinjtë janë ata që s’po respektojnë masat dhe po infektojnë familjarët e tyre.
“Duhet që në ta përballojmë në institucionin shëndetësor, por kjo mund të bëhet me mbështetjen e qytetarëve. Njerëzit duhet të fillojnë të ndryshojnë mënyrën e jetesës.
Ajo që është treguar gjithmonë është se karantina ka lindur sepse nuk kishte mënyrë tjetër dhe kjo do të thotë distancim. Më shumë mendoj po e shpërndajmë nëpërmjet përqafimeve, puthjeve apo takimit të njerëzve.
Tani po e shpërndajnë më shumë ato grupmosha që janë të papërgjegjshëm, kuptohet se janë edhe më të vrullshëm nga mënyra e jetesës së tyre. Mosrespektimi më i madh është tek grupmosha e të rinjve dhe në spitale po vijnë prindërit e tyre.
Çfarëdo masash të mira të marrësh, nëse nuk respektohen nga të gjithë nuk pritet të ketë rezultate. Ilaçi numër një është ndërgjegjësimi. Ky ka qenë një proces dinamik që në zanafillën e vet”, thotë kreu i Urgjencës Skënder Brataj.