Studimi: Ja pse dorezat mbrojtëse mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë

28 Korrik 2020, 09:23Sociale TEMA

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se dorezat mbrojtëse janë të rrezikshme dhe se duhet t’i hiqni.

Sipas CDC, dorezat mund të përdoren gjatë larjes së enëve ose pastrimit të shtëpisë, por kjo ka të bëjë më shumë me mbrojtjen e duarve, sesa me parandalimin e transmetimit.

Kësisoj dorezat mund të çojnë në përhapjen e mikrobeve.

“Dorezat nuk do t’ju mbrojnë domosdoshmërisht nga infektimi me COVID-19 dhe ende mund të çojnë në përhapjen e mikrobeve.

Mund të ndiheni të mbrojtur, sepse lëkura juaj nuk po prek një sipërfaqe, por sapo e zhvendosni prekjen nga ajo sipërfaqe në prekjen e maskës ose fytyrës suaj, kjo është ndotje, edhe nëse keni veshur doreza dhe kështu nuk keni arritur gjë në rrugën e sigurisë”, tha Allison Bartlett, kryemjeke e asociuar e Pediatrisë në Programin e Kontrollit të Infeksioneve, në Universitetin e Çikagos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje