Shumica e testeve të koronavirusit janë të kota dhe përfaqësojnë “humbje të pastra”, tha Bill Gates.
Presidenti amerikan, Donald Trump tregoi për rritjen e kapacitetit të testimit në SHBA, madje duke e quajtur vendin një “shembull botëror” për shkak të testeve që kryhen çdo ditë.
Sidoqoftë, koha e kërkuar për të marrë rezultatet e shumë prej këtyre testeve është bërë aq e gjatë sa shumë zyrtarë shëndetësorë kanë thënë se nuk janë të dobishëm kur bëhet fjalë për ndalimin e epidemisë në të gjithë vendin.
“Me një marrëzi të tillë, nuk keni nevojë t’i jepni dikujt para për t’iu bërë një test, rezultatin e të cilit e merrni pas më shumë se 48 orë”, tha Gates për televizionin CNBC.
“Ky lloj testimi është humbje kohe. Edhe pse ka shumë testime, shumica është thjesht mbeturinë e plotë”, tha ai.