Ministri Çuçi: Ndryshimet kushtetuese do të miratohen, mazhoranca asnjë hap pas

29 Korrik 2020, 18:00Sociale TEMA

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka folur në Top Channel rreth ndryshimeve kushtetuese ku është shprehur se tashmë nuk ka asnjë sekret nga ana e mazhorancës dhe se ata janë të bindur se do të shkojnë drejt miratimit të këtyre ndryshimeve.

“Është e qartë tashmë nuk ka asnjë sekret. Ne jemi të bindur që duhet të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese, për të hapur garën në kuptimin e bërjes së mundur të zgjedhësve shqiptarë që përveç preferencës për partinë që kanë, në votime të zgjedhin edhe kandidatët brenda partisë për atë që mendojnë ata se do jetë më mirë dhe vota do shkojë në vendin e  duhur. Tashmë ne kemi deklaruar qartë që ndryshimi do fillojë me ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen nesër. Me diskutimet më pas me teknikalitete se si do të administrohet sistemi me listat e hapura.” tha çuçi.

“Ndryshimet kushtetuese do të lënë hapsirën që kjo të vendoset me ndryshimet në kodin zgjedhorë. Ndryshimet kushtetuese do përcaktojë që të bëhet listë e hapur dhe jo më pak sesa 2/3. Kjo i lë mundësi që të vendoset bashkarisht duke parë modele dhe duke garantuar ligjet e vendosura për përkatësinë gjinore. Do shohim si do jetë hapja. Kjo është një gjë që do vendoset në ndryshimet në Kodin zgjedhor.” tha më pas Bledi Çuçi.

2 komente në “Ministri Çuçi: Ndryshimet kushtetuese do të miratohen, mazhoranca asnjë hap pas”

  1. GREG KRISTAQ RAMA TALL KARIN ME VELLin E TIJ EDI RAMEN says:

    Ky cuci dhe Edi Rama e fusin Karin ne nje pidh me radhe

  2. loni says:

    Keshtu thate edhe per shkarkimin e Metes dhe bete nje mut te madh pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje