Je një grua nga 20 deri në 35 vjeç dhe ke një ide për biznes, Ambasada e SHBA të jep mundësinë ta bësh realitet. Ja si mund të aplikoni

29 Korrik 2020, 10:19Sociale TEMA
Je një grua nga 20 deri në 35 vjeç dhe ke një ide për

Ambasada e SHBA në Tiranë lajmëron se do të hapet në Shqipëri Akademia për Gratë Sipërmarrëse, e cila synon t’i ndihmojë ato për të bërë realitet idetë e biznesit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub, kanë kënaqësinë të hapin për herë të parë në Shqipëri Akademinë për Gratë Sipërmarrëse (AWE), e cila synon të ndihmojë gratë të sjellin në jetë idetë e tyre sipërmarrëse nëpërmjet njohurive, kontakteve dhe financimit.

Nëse je një grua nga 20-35 vjeç dhe ke një ide biznesi të cilën dëshiron ta bësh realitet, ju mund të aplikoni për të qenë pjesë e Akademisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Linku për të aplikuar: (Kliko këtu)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje