Skënder Brataj tregon kur do nisë rënia e kurbës së infeksioneve me Covid-19! Ja ç'do ndodhë nëse shtohen rastet e reja

29 Korrik 2020, 08:25Sociale TEMA

Kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj tha se tashmë vendi ka shifra të larta për shkak të hapjes së vendit dhe aktiviteteve, por që pas 3-4 javëve do të shënojmë ulje të kurbës të të infektuarve.

Në një intervistë në Report tv, Brataj shtoi se në rast boom-i infektimesh dhe shtrimesh në vend janë të gatshme të ndihmojnë dhe spitalet rajonale që tashmë janë të pajisura  me kushtet dhe mjetet e duhura.

“Sot janë ato që e kemi thënë disa herë që lirimi i masave do rrite rastet dhe do të kishte më shumë vdekje.

Jemi ende në ato efekte, tani do të kemi pasojat e korrikut të transportit, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat.

Këto të rinj do të sjellin prindërit dhe gjyshërit e tyre. do t’i lutesha këtyre moshave që të ruajnë distancën, të respektojmë rregullat.

Nëse respektohen do të ulet në masë shpërndarja e virusit brenda dy javësh. Sistemi shëndetësor nuk është problem më gjendjen se kemi, pais kemi dhe Covid 2.

Tani edhe spitalet rajonale janë të përgatitura  për të ndihmuar. Me lirimin e masave pas 2-3 javësh, pati një ulje të vigjilencës nga të gjitha moshat dhe dihet që efekti do jepet dy javë më pas.

Pas 3-4 javësh do të tregojë uljen të rasteve”, tha Brataj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje