Këshilltari i Metës: Pandemia godet tregjet, vlera e arit kap nivelin më të lartë historik. Floriri, një komoditet i prekshëm

29 Korrik 2020, 09:08Sociale TEMA

Ari ka prekur çmime rekord në tregjet ndërkombëtare nga frika për një rikthim të fuqishëm të koronavirusit me ndikim të rëndë në ekonominë botërore. Investitorët po përpiqen të gjejnë mënyra të sigurta për të ruajtur paratë e tyre dhe ari shihet si një parajsë.

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, shpjegon faktorët që çuan në këtë rritje të pritshme të metalit të çmuar.

“Ari është një komoditet i prekshëm, që në mënyrë fizike tregtohet në tregjet ndërkombëtare. Prodhimi i minierave për shkak të situatës ka patur bllokim ose reduktim, ndërkohë që ka patur interes në rritje të investitorëve për të blerë ar, si një garanci për shkak të luhatjeve të monedhave të forta, si euro dhe dollari”, thotë Lazimi për A2.

Nga ana tjetër, ari i zi pati një zhvlerësim historik në kulmin e pandemisë. Sipas Lazimit, çmimi i naftës pritet të qëndrojë i ulët për shkak të kërkesës së dobët.

“Ka thyer çdo ligj të ekonomisë, ka shkuar në minus nga mbi-oferta, sepse kishim më shumë naftë prodhuar sesa ç’mund të mbanin depozitat . Do të kemi ngritje por shumë graduale, sepse pritshmëritë për transportin në muajt në vijim janë të vakët”, thotë ai.

Çmimet e komoditeteve si ari apo nafta shihen si një tregues edhe për gjendjen e ekonomisë globale, e cila po has shumë vështirësi në ringritje dhe ka ende shumë pasiguri.

4 komente në “Këshilltari i Metës: Pandemia godet tregjet, vlera e arit kap nivelin më të lartë historik. Floriri, një komoditet i prekshëm”

  1. DEVRIA says:

    Ç’ne keshilltari i Metes me problemet e çmimit te arit……????
    A duhet te jene budallenj ata qe vjedhin arin e rezerves se shtetit ne tunelet e Krrabes…..?????

  2. klemi says:

    Per nder ky lazimi i di te gjitha, se eshte kushuriri i pare i mones, pra kunati i likes.

  3. xha Spiro says:

    Më mirë se ky keshilltar nuk mundet me ja dit kush tjeter vleren e atit të Krrabes. !!
    Xha Spiro

  4. Ttrimi says:

    I thuaj ilirit ta shesi Tani se del me qarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje