Kryeministri Rama ka qenë mëngjesin e sotëm në Lezhë, aty ku po ndërtohet shkolla “Llesh Nik Daka”, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe tashmë po bëhet e re nga themelet.
Një nga inxhinierët drejtues të punimeve të kësaj shkolle, i ka thënë kryeministrit se shkolla do të jetë gati në fund të muajit dhjetor 2020.
Mirëpo, Rama siç ka pohuar dhe më parë se do që shkollat e reja dhe shumë prej banesave të dëmtuara nga tërmeti të hapen datë 26 nëntor, i preu shkurt inxhinierit.
“Në 26 nëntor shkolla do jetë gati. Punoni me katër turne po të doni”, tha kryeministri. Në Lezhë me Ramën ishte dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.
Biseda:
Inxhinieri 1: Në fund tëe dhjetorit do jetë gati
Rama: Në 26 nëntor shkolla do jetë gati. Punoni me katër turne po të doni. Në fund të dhjetorit është viti i ri
Rama i drejtohet inxhinierit tjetër: E di ça më tha, në fund të dhjetorit e mbyllim
Inxhinieri 2: Ai mirë e ka se kemi dy shkolla, po punojmë paralelisht. Por do i mbyllim më 26 nëntor
Rama: Po su bë kjo, këta në listë të zezë, ti do pushohesh nga puna. Jo realisht duhet ti mbyllim në 26 nëntor.
Na pengoi shumë ajo drejt karantinë por duhet ta kapim 26 nëntorin.
Na pengoi shumë ajo drejt karantinë por duhet ta kapim 26 nëntorin.
Ver Llapa ne variantin e Faraonit!Tre vite radhazi premton Ver Llapa,por akoma nuk jan hapur negociatat me BE-n,dhe ai akoma nuk
ka marr pergjegjesine per kete deshtim,ashtu si Kryeministri Maqedonise,ndersa per afatin e ndertimeve percakton edhe daten!
ne pritje te komentit, Tema…mos ma vononi shume ju lutem.merci!
=
Ramen ta gzojme si dhurate nga zoti…
O Zigur, o flori, mireseerdhe se na kesh mare malli per ti. Bjeru kokes mos i kurse. Vraoo te kapesh kohen qe ke humbur nga “corona”.