Këshilli Bashkiak i Igumenicës i bën kërkese zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi për hapjen e doganës së Mavromatit (Qafë-Botë).
Sipas Këshillit Bashkiak, mbyllja e kësaj pike kufitare, shkakton dëm për ekonominë lokale. Kujtojmë që me vendim të Qeverisë Greke, kjo pikë kufitare është e mbyllur deri më 4 Gusht.
Kështu që Këshilli Bashkiak i Thesprotisë kërkon që Dogana e Mavromati të hapet menjëherë.
Çështja u ngrit gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal të Igumenicësa nga Zëvendësguvernatori Rajonal Thomas Pitoulis, i cili mori pjesë në takim.
Kryetari i Bashkisë së Igumenicës Giannis Lolos, tha se rihapja e Doganës është domosdoshme duke theksuar se kërkesa do t’i paraqitet me shkrim Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.
Gumenica toke shqiptare.Hapeni kufirin more jeziter se Cameria kerkon memen Shqiperi.