OFL zbarkon në Tiranë: Ja kush janë 2 të “fortët” që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve

29 Korrik 2020, 15:51Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 “të fortëve” në Durrës dhe Korçë

Ata janë:

L.K. (S.), banuese në Tiranë, e dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

M.B. (B.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

“Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L.K. (S.), banuese në Tiranë, e dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

M.B. (B.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”- njofton policia. (TemA)

3 komente në “OFL zbarkon në Tiranë: Ja kush janë 2 të “fortët” që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve”

  1. taras bulba says:

    Ne regull , e morem vesh deklaroni se kush jane te fortet ose te dyshuarit e akumulimit te pasurive ne menyra te padrejta neper qytete . I kontrolloni ?? Cbehet mbas 48 oreve ?? Cilat jane perfundimet ?? Te gjithe dalin te ndershem dhe te pafajshem ?? Kur vet ju i fotografoni si te lyer me krimin dhe perfitues te pasurise ne menyre te padrejte .
    Jepni informata se cbehet mbas kontrollit , p.sh. shkuam ne filan qytet , ju thame 4 personave , ose 4 te forteve se duhet te justifikojne pasurine brenda 48 oreve , mbas 48 oreve cu be ?? u kontrolluan?? Dolen te pafajshem ?? dolen me faj ?? Ju be sekuestro ??
    Te gjitha keto zoterinj te OFL nuk duhet te informoni ?? Apo bejme nje deklarate bombastike dhe zhurmuese se gjasme do bejme hatane dhe pastaj vari lesht ?? Si duhet informuar populli qe : po e kane hak rrogen e laret qe del nga tatimi i tij , apo kujtoni se ua jep Rama ?? Qse zoti ne qiell dhe sduhet te jepni llogari askujti , se mos beni gabimin dhe ndiheni police pretoriane mbi kuaj qe jemi ne qe ju shkerdhejme robt kujtdo qe na del para ?? Jo zoterinJ te OFL Jeni sherbetore te popullit dhe duhet te jepni llogari deri ne nje , dhe kete nuk duhet ta haroni kurre ……prandaj beni nje deklarate se cu be mbas kontrollit ……Nuk eshte dicka e komplikuar , sic thote nje proverbe e lashte : mikun me te mire qe ke e ben llogaria e mire qe ke me te ………..tung

  2. analisti says:

    HM (hani Mut) eshte denuar per dhjerje ne publik. OFL i kerkon deklarimin e ushqimit qe ka ngrene. dmth gjithe kjo Tirane – u gjeten dy kriminele ordinere qe ti shkoje OFL. Vaj m det per OFL dhe SPAK

  3. ?????? says:

    Na cat karin me kto te forte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje