Sekuestron në portin e Durrësit 500 celularë dhe një sasi rrobash, do futeshin kontrabandë

28 Korrik 2020, 12:21Kronika TEMA

Policia ka sekuestruar në portin e Durrësit 500 celularë të markave të fundit dhe një sasi rrobash të cilët tentoheshin të futeshin në vendin tonë kontrabandë.

Aksioni u zhvillua nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit e cila gjatë kontrolleve të imtësishëm ka evidentuar dhe goditur një rast të kontrabandës.

Mëngjesin e sotëm, në PKK Port Durrës, në vijën e dytë, Policia Kufitare ka bërë kontroll në autobusin me drejtues shtetasin I. F. dhe si rezultat janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 500 telefona celular pa faturë shoqëruese dhe një sasi rrobash.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një sasi eurosh dhe paundësh të cilat po numërohen, po ashtu mësohet se vijon kontrolli i imtësishëm për gjetjen e sendeve të tjera të kundërligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje