Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka lëshuar 22 urdhër-arreste për dosjen 339, duke çuar pas hekurave 11 shtetas, 8 persona ne arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje.
Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal të vitit 2019, per dosjen 339, GJKKO thotë se është konfirmuar që gjate zgjedhjeve lokale të vitit 2017, komisionere në disa qendra votimi kanë lejuar me dashje persona të tjere të cilet jane paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve te tjere.
Mes të arrestuarve janë komisionerët e tre qendrave të votimit, të cilit përfaqësonin subjektet politike të PD, PS, LSI dhe PR.
Siç do ta shikoni në tabelat e mëposhtme nga 22 të arrestuarit 14 prej tyre janë përfaqësues politikë të PD, LSI dhe PR.
EMRAT:
Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr. 29 të vitit 2019 (339 të vitit 2016) është konfirmuar gjithashtu që gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 se:
“Komisionerët zgjedhor të Qendrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV: “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal;
Komisionerët zgjedhor të “Qendrës së Votimit nr.1335 0, adresa e QV: “Rubjek, Kopshti”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7(shtatë) persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal.
Komisionerët zgjedhor të “Qendrës së Votimit nr.1336 0, adresa e QV: “Rubjek Shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ato ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhor kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal.
Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zeza ka votuar në emër të personave të tjerë, duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, parashikuar nga neni 327/a/2 i Kodit Penal”– theksohet në dosje.
(TemA)
Ne burg pisat. Kta dobiça nje popull marin ne qaf .
Ha ha
Banka Boterore deklaronte se ne shqiperi 60% e popullsise jane analfabete funksionale.
E perkthyer ne shqip kjo dmth qe 60% e popullsise nuk kupton cfare lexon.
Prandaj ne titull kemi vetem komisioner ne te PD LSI dhe PR, ndersa ne te vertete jane edhe te PS.
Por populli rilindas eshte 100% analfabet funksional dhe e ha si gjithmone sa krahu.
Tjetra qe e ben qesharake gjithe kete eshte se ne ato zgjedhje me ze e figure, publikuar ne gazeten BILD ku kr rilindssi u terhoq me bisht ne shale nga padia.
Ishin rilindasit qe i grine votat
Duke filluar nga Gjiknuri, ulusi manja, pjerin nderu e plot rilindas te tjere SPAK areston rojet e objektit
Me qesharake nuk ka ku te veje
Po prisni edhe 9 muaj se te gjithe do kalojne nga ajo dere
Ja si Saimir Tahiri, po jo me hater.
Skeni pare asgje akoma
po sikur ka edhe PS aty, apo PD, LSI dhe PR jane vetem delja e zeze. Po ca gazete intrigantesh qe jeni. Kshu ja u eni mendjen pordhe atyre pleqve militante qe ndjekin PS, me nje titull.
Jeniçerët?????….skllevërit????….politqenër,ju lumtë rroçka kur gjeni të tillë dhe do ketë aty gjithmonë…..JENIÇER TURRUNI,ZYRAT E LEGALIZIMEVE,KADASTRAVE,DOGANAVE,TATIMEVE,POLICISE ……..PO JU PRESIN?????
SPAK-u mos meret me këta fakira por me kokat idiote që drejtojnë partitë.Ata kanë marë urdhër të veprojnë ashtu nga të mbëdhenjtë.Më vjen keq se drejtësia në vend që të fillojë me mafozët e mëdhenj meret me fakirat.Po të ndëshkohen ata që e kanë shkaktuar këtë gjëndje punët nuk regullohen.Kanë katër vjet dhe nuk vendosin si do votohet çpret nga komisinerët.Ristani na tregon përalla sot në vend që të ishte në burg për zgjedhjen e Bashës në Tiranë kur votimi i mbyll dhe fitoi Rama…Ne presim të arestohen Berisha,Basha,Rama,Meta deputetë që kanë abuzuar dëgjojmë u arestuan ata që skanë një kacidhe në xhepëTurp..
gazete me te vertet e piset….harruat qe LSI ishte ne koalicion me ju apo edhe kete do ja faturoni PD!! Ne burg te shkojne po te pakten te jeni objektive!!