I shkoi ish-gruas tek dera e shtëpisë, dënohet me 6 muaj burg ish-futbollisti Klodian Duro

27 Korrik 2020, 11:35Kronika TEMA
I shkoi ish-gruas tek dera e shtëpisë, dënohet me 6 muaj burg

Dënohet me 6 muaj burg ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Klodian Duro. Ai akuzohet për “dhunë në familje” dhe “përndjekje”, megjithatë ka arritur që të përfitojë nga gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë i mbyllur brenda qelisë vetëm 4 muaj.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, u kallëzua nga ish-bashkëshortja e tij dhe u arrestua më 27 pasi kishte shkuar në shtëpinë e saj.

Ish-bashkëshortja kishte marrë më herët urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërsa 42-vjeçari për asnjë moment nuk i kishte pranuar akuzat e ngritura, duke pretenduar se kishte shkuar në shtëpinë e saj ka shkuar vetëm për të takuar të bijën, të cilën nuk e shihte prej kohësh.

Megjithatë Gjykata duket se nuk i ka marrë parasysh arsyetimet e tij duke e dënuar me burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje