Çështja “Tahiri” përfundon në Gjykatën e Lartë, Maks Haxhia ankimon vendimin e “Apelit”

27 Korrik 2020, 11:24Kronika TEMA

Çështja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të përfundojë në dyert e Gjykatës së Lartë.

Avokati Maks Haxhia do të ankimojë vendimin e Gjykatës se Posaçme të Apelit për të kthyer çështjen për rigjykim në Gjykatën e shkallës së parë.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë çështjen e Tahirit në dhomë këshillimi dhe më pas do të vendosë nëse do të kthejë çështjen për rigjykim ose jo raporton abcnews..

Më pas dosja kaloi për hetime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Besim Hajdarmataj të cilit i ra “shorti” për të hetuar cështjen Tahiri, mori ish0ministrin e brendshëm të pandehur, dhe kërkoi që ti hiqej imuniteti.

Tahiri dha dorëheqjen nga posti i ministrit në Maj të 2018 për tu përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë duke u zhveshur nga imuniteti.

Saimir Tahirit asokohe iu caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndërsa ishte “Apeli i Krimeve të Rënda” që e rrëzoi këtë masë, e për pasojë Tahiri u hetua në gjendje të lirë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Tahirin me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, më 19 shtator të 2019-ës

2 komente në “Çështja “Tahiri” përfundon në Gjykatën e Lartë, Maks Haxhia ankimon vendimin e “Apelit””

  1. Kalec Dega says:

    Inshallah me sukses se a burr i mire prej labrie

    ish Tahiri?
    ish gerdeci
    ish bulevardi
    ish berisha
    ish pollo
    ish santo
    ish Fullani
    ish tojota?, lol!

    aha, ish xhin xhoni, tom dosh e kodosh, ahahahhahahahahahaa

  2. Hetuesi says:

    Denoheni perserisa nuk ka cilesi perulesie!Po nuk iu bind urdherave te koloniziatoreve çojeni deri ne pushkatim sepse e para nuk i sherben atyre dhe se dyti larg drejtuesit nga jugu se thone te verteten!Saimiri minimumi duhet te ndjeke lojen e Ardian Fullanit ku diten e peste te arrestit kercenoi direkt se eshte “prere ne bese nga pseudodiplomati” e per dy dite u lirua!Ndaj edhe ai duhet te beje presion se do te tregoje perse u mboll gjithe ai kanabis e per interes te kujt dhe ku shkoi!Jam i bindur qe menjehere do ti mbyllet çeshtja!Po te akuzoi Saliu dhe “shtepia e verdhe” dije se je i paster e i pakopromentueshm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje