Aurela Perhati, 25-vjeçarja që vrau Massimo Garittan, burrin që donte ta përdhunonte, në ditën e Vitit të Ri 2019, u lirua pasi u konstatua se aktin e rëndë e ndërmorri për vetëmbrojtje.
Vrasja ndodhi në Ovada, në provincën e Alessandria. Trupi i 53-vjeçarit u gjet i pajetë në një fushë. Në gjyq, Aurela Perhati u shpall fajtore për vrasjen e viktimën. Sipas akuzës, me dashje, siç tregohet edhe nga gjurmët e lëna.
Akuza kërkoi që 25-vjeçarja të dënohet me 8 vjet burg. Sipas gjyqtarëve, nga ana tjetër, ishte vetëmbrojtje dhe jo vrasje me vullnet. Pikërisht për këtë arsye, u urdhërua lirimi i menjëhershëm.
25-vjeçarja, me origjinë shqiptare, u ndalua në 4 janar nga karabinierët të cilëve ajo menjëherë iu rrëfeu atë që ndodhi. Gruaja e re donte të shpëtonte vetëm nga përpjekja e tij për ta përdhunuar.
Policia pasi gjeti trupin e pajetë të viktimës ngriti dyshime për vrasje pas gjurmëve të lëna nga Perhati në xhupin e viktimës. Sipas Aurela Perhatit, víktima është përpjekur ta përdhunojë duke e detyruar të zbresë nga automjeti në një zonë të izoluar.
Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar. “Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka deklaruar ajo.
Diferenca e paqes nga lufta është se në luftë dhe lepuri ka pushkë. [thënie e një nga Presidentët Francez Charles De Gaule]
jevg italie cfare pret?
jevg italie cfare pret??
Moj te lumshin rrotat…ai i bente rende tokes qe e mbante….i mer te keqen shimpazese….i rezikshem per shoqerine manjak …drejtesia bravo ne lartesin e duhur …