Kanuni në fuqi: Besa përfundoi, Nikolin Zefit i ka mbërritur mesazhi që të mbyllet, një vëlla e ka në burg dhe tjetrin ia vranë

25 Korrik 2020, 16:17Kronika TEMA

Nikolin Zefi jeton me peshën e dy lloj ligjeve, jo vetëm ligjet e shkruara që rëndojnë mbi të gjithë, por edhe një lloj ligji tjetër, atë të kanunit.

Atij i kanë dërguar mesazh sipas zakonit që të ruhet pasi i ka përfunduar afati i besës, një afat që iu vendos nga hasmi pasi i vëllai, Ndue Zefi vrau për shkaqe banale në shkurt 2019 Martin Ndrecën.

Por pa mbushur viti Nikoli humbi vëllanë tjetër, Eri Zefin , 35 vjeç, që u gjet i pajetë në një kanal. Atij nuk i kishin dhënë besë ndaj Nikolini është i bindur që ju vra për gjakmarrje dhe se tashmë armët nuk kanë pse të qëndrojnë gati për të

“Jam një mijë përqind i bindur, ata ma kanë vrarë vëllanë, më kanë çuar njerëZ më kanë thënë: Nikolin ruhu se të ka mbaru besa, unë s’mund t’u them mos më vrit. Vëllait tim, Erit nuk i kanë dhënë besë, mua më dhanë besë”, shpreht Nikolin Zefi.

Anila Hoxha: Çfarë është dhënia e besës?

“Domethënë unë kam patur të drejtë me lëviz me dalë, kurse vëllai Eri jo. Në atë kohë që ma kanë vrarë vëllanë unë kam patur edhe një muaj besë me lëviz.”

Anila Hoxha: Çfarë do të thotë një muaj besë

“Do të thotë që ke të drejtë me lëviz nga shtëpia.”

Anila Hoxha: Ku referohet ky koncept një muaj besë, në çfarë rregullash

“Në bazë të kanunit a e ke parasysh, tani mua besa më ka mbaruar qysh gjashtë shtatë muaj.”

Për vrasjen e Eri Zefit mbahet në burg Mikel Alia dhe hetimet kanë ngecur në pritje të një letërporosie që do të saktësojë nëse i riu u vra me porosi për motive gjakmarrjeje. Derisa kjo të ndodhë mbi Nikolinin kanë fuqi vetëm ligjet e kanunit.

Çfarë ndodh kur vritesh për gjakmarrje?

“Ai që është burrë të çon fjalë të thotë jemi një me një , unë të kam vra, kur më vranë vëllanë ju çova fjalë ju thashë ju më keni vra. Unë s’kam si me u rujt, duhet të dal të ushqej fëmijët, kam kalamaj.”

Ndërkohë priten disa letërporosi nga jashtë vendit për të saktësuar nëse u krye apo jo vrasja e të riut për motive gjakmarrjeje.

Top Channel

12 komente në “Kanuni në fuqi: Besa përfundoi, Nikolin Zefit i ka mbërritur mesazhi që të mbyllet, një vëlla e ka në burg dhe tjetrin ia vranë”

  1. Tuk Tuk says:

    Kanuni eshte kanun or mik,mos vra ose do vritesh,me drejte nuk behet .Leka I madh e ka qartesu dhe kanuni ndan qaramanet nga burrat.mire do ishte kanuni te behej ligj ne kete vend.

  2. Pd rrumpalla says:

    O oooo i shkërdheftë Kina nënën kanunit tuaj, Lekës që e shpiku , juve që e zbatoni akoma, ju jini jashtëqitje e njerëzimit, jini flama e shoqërisë, dhe kërkoni të bashkëjetoni me pjesën e shëndoshë të shoqërisë, ju shkërdhefsha Kanunin tuaj. Po injorantë 400.brezash do ngeleni akoma o lopçarë?

    1. Tuk Tuk says:

      Ti je Qaraman,keshtu qe mos u tremb se Nuk merret kush me ty..kush je ti more kodosh te komentosh si do marre gjak tjetri…kanun ka amerika,Po vrave te vret shteti…Po ke pantallona ik komento ne malesi dhe do ta shikosh sa te vlen lekura se ketu paske gjuhe si kurvicat …Shqiptari gjithmone ka pas arme dhe arma merr gjakun…keto jane vrasje per gjak jo per vjedhje pulash o qaraman…mesa shikoj ti shet dhe gruan dhe paske breke era mut.

      1. Pd rrumpalla says:

        Tuk tiki- taka po të t’a shkërdhej unë gruan ty më dënon kar-nuni?Po qe se jo, atëhere të vërvitemi t’u shkërdhejmë nga i lini dhe ku i keni, der sa nuk dënohesh nga kar- nuni për shkërdhatacion ,përse të mos e shfrytëzojmë.
        Nadia mirë e të fala malokërisë o Tuk tiki-taka

  3. Aleko says:

    Po mire o Tuk tuk,ky ska vrare njeri , cpune ka ky se cben vellai..Jame dakorte qepovrave , te vritesh por jo te vritem se vrau vellai apo kusheriri…Ketu kanuni gabon rende..

  4. Genti says:

    Cfaj ka ky se cfare ben vellai.Ne kohen e Enverit nuk ndodhnin keto gjera se kishte shtet.Sot nuk ka as shtet nuk ka as burra.Ka vetem kriminela dhe hajdute.

  5. h says:

    Sikur të bëhej kanuni ligj botëror do kishte qenë një përparim i madh për shoqëritë njerëzore.
    Evropa,shba,azia,australia,kanadaja etj do zhvilloheshin siç eshte e zhvilluar tropoja,kuksi dhe hasi.

  6. Martin says:

    O “Pd rumpalla “e ke qare me lot.

  7. tropoja says:

    kanuni ka patur te miren e vet per kohen qe ishte biles eshte pasuri kombetare,por shteti sot i dobet i korruptuar kriminelat vrasin e lirohen nga burgu prandaj vepron kanuni,por ne kohen e dulles me te mira e te keqia shteti te denonte dhe nuk liroheshin kriminelet prandaj sot ndryshe kthehen njerezit ligjeve te shekujve me pare

  8. Babale says:

    Njerez primitiv, shpellar, qe vetem Enveri i beri zap me gjithe ate mut kanun! Ne ate kohe kur kishte me te vertet shtet, nese dikujt i shkrepej, apo i shkonte nder mend te kryente nje vrasje per gjak, Enveri nuk i linte kohe as ta merndonte dhe as ta zbatonte, por i lidhte kembet ne rryp te dyfekut dhe i thoshte : Nese kerkon gjak nga dikush, dije se je ne gjak me shtetin dhe po qe se te ka marre koka ere provoje! Keta “Trimat” qe sot flasin ne emer te atij mut kanuni te nxjerre nga sepetet e ndryshkura prej shekujsh {c’eshte me e bukura keta nuk e njohin fare kanunin}, deri me dje rrinin si pulat, ata edhe emrin ja kishin harruar atij mut kanuni. Dhe tani ju te ngujuarit prej rrezikut te gjakmarrjes, shajeni Enverin edhe per kete.

  9. Bashkqytetari says:

    Tuk, tuk foli Hafizi dhe me zor koken levizi
    C’eshte ilaci farmacis para nuskes se perendise!

  10. Pd rrumpalla says:

    Tuk tiki- taka po të t’a shkërdhej unë gruan ty më dënon kar-nuni?Po qe se jo, atëhere të vërvitemi t’u shkërdhejmë nga i lini dhe ku i keni, der sa nuk dënohesh nga kar- nuni për shkërdhatacion ,përse të mos e shfrytëzojmë.
    Nadia mirë e të fala malokërisë o Tuk tiki-taka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje