S’ndalen dasmat në kohë COVID-i: Gjobiten me 10 milionë lekë katër lokale në Lezhë. Policia jep detajet

27 Korrik 2020, 10:31Kronika TEMA

Katër administratorë lokalesh në Lezhë janë gjobitur nga Policia pasi kanë organizuar dasma në kohë pandemie.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 4 restorante dasmash në Lezhë dhe Ishull Lezhë që vazhdonin të ushtronin aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit M.B., Y.Z., E.U. dhe E.Z.,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”, bën me dije policia.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje