OFL zbarkon në Durrës dhe Korçë: Ja kush janë 5 të “fortët” që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve

27 Korrik 2020, 13:32Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 5 “të fortëve” në Durrës dhe Korçë

Ata janë:

K. M., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. (S.) D., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;

A. K., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

A. P., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

E. M., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

“Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

K. M., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. (S.) D., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;

A. K., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

A. P., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

E. M., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”- njofton policia. (TemA)

5 komente në “OFL zbarkon në Durrës dhe Korçë: Ja kush janë 5 të “fortët” që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve”

  1. kacaku says:

    Jepni informata per mesymjen , na i thoni me te dhena te sakta , bombstike shkoi OFL atje dhe shkoi ketu do beje ate dhe do beje kete , mbas 48 oreve , pse nuk thoni : cu be me personat n fjale per te cilet ju deklaroni ???? Nuk kemi informacione , apo pirdh o pirdh te lirohesh .Dhe hidhi hi syve se na besun ….
    I duam te dhenat me fakte dhe informata te sakta , Nga kontrolli ne Shkoder , psh , filani u kap dhe qe i regullt , filani u kontrollua dhe iu konsfiksua pasuria e akumuluar me menyra te paligjshme , qe te nxjerim perfundimin nese ja vlen apo jo opracoioni forca e ligjit ( OFL ), nese ja vlen te pagueni shumfish nga kursimet e fakirit shqiptar .
    Jo per gje por deri tani SPAK, dhe BKH na zhvasin rogat e majme qe marin , deri tani duke e ditur qe askush nuk po shkon para ligjit , askush nga te medhenjte dhe jo nga hajdutet ordinere xhepiste , por nga te medhenjte qe i dime te gjithe se kush jane nuk po perballen me forven e organeve te sapo krijuara , gjasme do benin hatane , dhe me sa duket ju shtua nje hallke me teper se ckishte shqiptarit te varfer per pagese .
    Se mos ju shkon mendja se pagueni nga dikush tjeter , eshte kaq e thjeshte “PAGUENI NGA KURSIMET E FUKARAIT SHQIPTAR ” dhe atij do ti jepni llogari doni apo sdoni ….

  2. Ali Pazari says:

    O OFL jam A.V. ne A.L. banues ne TR keshtu do vazhdoni me ABCDEFGJHILKOPM….

  3. vula says:

    dhe nuk janë 48 orë
    ata kanë javë që e dinë këtë

  4. vula says:

    dhe nuk janë 48 orë
    ata kanë javë që e dinë këtë

  5. Koli says:

    Pse nuk i jepni me emra mbiemra datelindje emrin e babes te dhena komplete apo ju cenohet dinjiteti kriminelave se neser mund ti vene ne listat per deputet???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje