Balla tallet me Bashën dhe Metën: Luli s’votohet dot në PD nëse ka votim të ndershme. “Me qetësi e dashuri” thoshte dikush që ia di vlerën

30 Korrik 2020, 12:04Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk i ka kursyer ironitë ndaj presidentit Ilir Meta, dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Teksa kujtoi shprehjen e Metës ‘me qetësi dhe dashuri’, Balla nga foltorja e Kuvendit tha se PD nuk bën dot zgjedhje brenda saj, pasi Basha nuk arrin të votohet dot.

Duke u ndalur te koalicionet, Balla theksoi: “Sa për koalicionet rrini të qetë se koalicionet ekzistojnë, po ua them sinqerisht ku ta gjej Lulin dhe Mona të jenë bashkë”.

“Merrni votimet brenda PD. Lulzim Basha nuk votohet dot në PD nëse ka votim të ndershme. Kush i mban mend zgjedhjet me Olldashin, s’kishte votim fare.

Është kundër listave të hapura. Çdo gjë duhet marrë ‘me qetësi dhe dashuri’, thoshte dikush që ia di vlerën qetësisë dhe dashurisë. Çdo lloj hetimi bën nder. 339.,etj. Kjo nuk është 7X7 bëjnë 49. Por për Lulim është 42.”, tha Balla.

Amendamentet që miratohen sot janë celësa që mundësojnë që gjithçka që edhe ju pretendoni se e doni, e lejojnë edhe 100% listën e hapur, kur thua jo më pak se 2/3 e ke edhe 3/3 brenda. I bej nje thirrje të fundit PD, qe u mundua sot e mbrëmë të krijonte grupin parlamentar, që shohim ketu, shumë mirë që e krijoi këtu, por pranimi i listave të hapura sipas formulës së propozuar dhe miratuar sot nga Kuvendi është zgjidhja e duhur për ti dhënë shqiptarëve dy mundësi, prej sot kanë mundësi të zgjedhin individin.

Sa për koalicionet rrini të qetë se koalicionet ekzistojnë, po ua them sinqerisht ku ta gjej Lulin dhe Mona të jenë bashkë, gjëja më e mirë për shqiptarët që tu japin hakën e padyshim që jo në opozitë në 2021 por sa shoh, me mundësitë e reja dhe oferta e reja që vijnë nga opozita parlamentare për qytetarët ne do të jemi në qeveri dhe ju si jeni sot do jetë edhe ai grupoi tjetër që u krijua mbrëmë”– tha Balla. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje