Seanca plenare e ditës së sotme ku pritet që të votohen ndryshimet Kushtetuese, ka nisur me tensione dhe debate mes deputetëve.
Teksa mbante fjalën deputeti Korab Lita, ka pasur përplasje mes deputetëve të opozitës, të cilët jashtë mikrofonit kanë replikuar ashpër me njëri tjetrin.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen disa herë deputetit Ardiatik Alimadhi, por ky i fundit ka vijuar debatin.
“Zoti Alimadhi… për të disatën herë po të tërheq vëmendje, të lutem shumë. Po të jap vërejtje”, ka thënë Ruçi.
Sakaq edhe Lita i drejtohet Alimadhit duke i thënë të mos frikësohet nga ndryshimet Kushtetuese.
“Mos u frikëso nga ndrysjimet kushtetuese… Këtu dot hapet porta drejt dhënies fuqi të qytetarëve… Zotin Alimadhi dua ta siguroj sot dhe këdo koleg se sot hapet porta për të shkuar…”, tha Lita.
Debati në sallën e Kuvendit:
Korab Lita: Hapja e listave është në interes të qytetarëve, procedura ka kaluar të gjithë procedurën ligjore. Nisma ka marrë të gjithë kohën e duhur.
Në 2008 kushtetuta u ndryshua brenda një dite pa asnjë diskutim, ndërkohë që ne kemi bërë diskutimet e nevojshme dhe sot jemi përpara qytetarëve për t’u kthyer sovranitetin e votës, pasi prej 3 palë zgjedhjes shqiptarët votonin si prej ’46. Tashmë me këto ndryshime do të hapet porta për diskutimet për Kodin Zgjedhor.
Ndërhyn Adriatik Alimadhi, debat në sallë
Korab Lita: Alimadhin dhe këdo dua ta siguroj sot, se sot hapet porta për të shkuar ….
Vijon debati në sallë
Korab Lita: Zoti kryetar do të vendosësh qetësi apo jo?
Gramoz Ruçi: Zoti Alimadhi për të disatën herë po të tërheq vëmendjen
Korab Lita: Zoti Alimadhi, të ftoj të mos trembesh nga ndryshimet kushtetuese
Gramoz Ruçi: Zoti Alimadhi po të jap vërejtje
Korab Lita: Zoti Alimadhi pas ndryshimeve hajde provoje sa të vlen lëkura pastaj
Gramoz Ruçi: Edhe njëherë po të tërheq vëmendjen zoti Alimadhi