Juristi dhe personi i vetëm që pati kurajon të denonconte skandalin me CEZ, Romeo Kara, në intervistën për Gazetën “SOT” ka folur mbi zhvillimet e fundit në vend. Ai është përballur disa herë në gjykatë me djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Për këtë të fundit, ka pasur disa akuza në media dhe zoti Kara ka dhënë komentet e tij mbi to. Po ashtu ai ka folur dhe mbi dosjen CEZ, hetimet e së cilës janë mbyllur dhe në Çeki. Ai ka treguar se si vetë çekët i kanë kërkuar të tërhiqet. Po ashtu ka lëshuar mjaft kritika mbi presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.
-Zoti Kara, ju jeni ndër të paktët që jeni përballur me familjen Berisha. Keni përfunduar në disa procese gjyqësore me ta. Ditët e fundit disa media në vend, përfshirë dhe kreun e grupit të PS, kanë denoncuar Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit, se po investon në mënyrë të dyshimtë në Gërdec, pasi ka marrë 1.8 mln euro për të ngritur një fabrikë boronicash. Keni një koment?
Nga sa po lexojmë nga mediat, patjetër që e vlerësoj të dyshimte investimin e djalit të Saliut në Gërdec. Në dukje ka një mospërputhje të datave, të garancisë për kredinë e blerjes së aseteve të paluajtshme si dhe të investimit të blerjes së makinerive. Akoma nuk kam mësuar se cila është garancia për kredinë me anë të të cilës janë blerë makineritë, pasi në dukje kemi të bëjmë me dy blerje. Ky është opinioni im me atë çfarë lexoj nga mediat. Nuk shihet qartë se si do të paguhet kësti i kësaj kredie dhe cilat janë garancitë ligjore për bankën që ka lëshuar kredinë, lidhur me kthimin mbrapsht të këtij investimi. Megjithatë unë vlerësoj me tepër atë që bie në sy, përdorimin e kredive të shpeshta nga djali i Saliut për të blerë e shitur prona.
Duke qenë se e njoh mirë këtë fushe, pasi edhe jam edhe lektor i saj, këshilloj që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përdorimin e kredive prej pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve. Kredia është shumë e rrezikshme dhe në mjaft raste edhe vetëvrasëse. Një miku im drejtor i një banke në Shqipëri e cilëson kredinë si të: frikshme. Pra, është shumë e rrezikshme marrja e kredisë, nëse nuk ke garanci për pagimin e saj. Si shpjegohet që është rritur numri i kredive që marrin politikanët tanë dhe familjaret e tyre sapo hipin në karrige apo pasi zbresin prej saj? A po përdoret instrumenti i kredisë si mjet për pastrimin e parave të tyre të pista të korrupsionit dhe trafikut?
Unë kam mendimin e patundur se shumica e tyre, për këtë qëllim e ka përdorur kredinë. Komenti tjetër është që: prapë në Gërdec përfundoi i biri i Saliut? Nuk paska vend tjetër për shfaqjen e radhës? Gjithsesi mendoj se PS duhet të denoncojë edhe ministrat dhe ish-ministrat e saj që kanë marre kredi të tilla pasi erdhën në qeverisje, duke blerë shtëpi luksoze dhe duke rritur fiktivisht bizneset e tyre familjare. Nuk duhet të shohin vetëm traun në syrin e tjetrit.
-Një tjetër akuzë ka të bëjë me lëshimin me qera të një apartamenti? Ju keni përfunduar dhe në gjyq për këtë çështje. Si qëndron e vërteta e apartamentit te ETC dhe lidhja me CEZ sipas të dhënave që keni ju?
Në qershor 2017 në një status timin në FB, të cilin e ndjek me vëmendje karteli Berisha, kam deklaruar pak a shume se, ish drejtori i CEZ-Shpërndarje Jozef Hejsek ka banuar me qera në apartamentin e të birit të Saliut tek ETC. Edhe pse nuk ka asgjë ofenduese në deklarimin tim, edhe pse nuk ka asnjë akuze në këtë deklarim, përsëri i biri i Berishës, inicioi padinë e radhës për shpifje karshi meje, duke pretenduar se, kjo thënie e imja e ka lënduar shumë dinjitetin e tij. Këtë fakt unë e kam mësuar direkt nga goja e Hejsekut në fund të vitit 2010, përgjatë një takimi pune me të. Unë ofrova edhe dy dëshmitarë tepër të besueshëm në dijeni të këtij fakti, por gjykata e Saliut, qëllimisht ma la vetëm mua barrën e provës, prokurorinë e la vetëm të bëjë sehir dhe në përfundim dha një dënim të padrejtë përkundrejt meje. Tashmë unë mësoj nga media se, djali i Saliut e paska zotëruar atë apartament, të cilin ai e mohoi në gjykatë, e ka blere rreth 360 mije euro dhe me pas ia ka shitur një të njohuri të tij rreth 600 mije euro. Unë zotëroj disa pasqyra të deklarimeve të tij lidhur me këtë prone, për të cilën ai deklaron se e ka dhënë me qera mujore 4000 euro. Më pas dikush ka mbuluar emrin ETC në deklarime duke e lënë pronën të papërcaktuar si vendndodhje. Megjithatë unë kam arritur të zotëroj aktin e plote të shitjes se pronës si dhe emrin e noteres pranë së cilës është kryer ky akt. Me neveri pashe pafytyrësinë e këtij njeriu, që të merr peng nëpër gjykata me mashtrimet dhe makinacionet e tij, duke e marrë shumë lehtë përballjen me mua. Me neveri pashe gjykatën vegël të Saliut, që më dënoi për llogari të tij, bazuar në mashtrimet e tij. Me neveri kujtoj gjyqtarin servil Ardian Kalia dhe prokurorin vegël Agron Gjana. Nga Jozef Hejsek kam mësuar se ai ka banuar në atë apartament. Nga punonjës të CEZ-it kam mësuar se pagesat në përgjithësi të qerave paguheshin nëpërmjet CEZ-Albania e cila zotërohej 100/% nga çeket. CEZ-Albania është larguar përfundimisht së bashku me dokumentacionin e saj.
-Duke qenë se jemi te çështja e CEZ. Si e shihni që si Shkalla e Parë ashtu dhe Apeli e pushuan padinë tuaj dhe të Kuvendit?
Jo rastësisht kjo çështje u pushua dhe nuk u lejua qe të shkoje në gjykate. Një njeri me integritet, do ta kërkonte vetë përballimin në gjykatë dhe jo të fshihej pas manipulimit të procedurës. Përballja publike, midis Saliut dhe bandës se tij nga njëra anë dhe fakteve nga ana tjetër, padyshim që do ta sqaronte mirë pozicionin e tij, fajësinë apo pafajësinë e tij. Tashmë askujt nga politika nuk i duhet një Sali i fajësuar. E gjitha politika është zhytur në mut, prandaj ajo sheh tek dënimi i Saliut, këputjen e zinxhirit të maskarallëkut dhe parathënien e dënimit të saj. Tek dënimi i Saliut, tashmë qëndron sfida e vërtetë e drejtësisë, nyja gordiane për çlirimin nga krimi dhe korrupsioni. Saliu tashmë simbolizon të gjithë politikën 30-vjeçare.
-Një zhvillim tjetër, është se pushimi i hetimeve në Tiranë ka bërë që dhe Çekia të pushojë hetimet, e cila po hetonte mbi transaksionet e CEZ ndaj Nuel Kalajt. Si i shihni këto zhvillime. A po lobojnë fort dyshja Meta-Berisha për ti shpëtuar kësaj afere?
Përpara dy viteve, një ish-ambasador çek në Tirane, më ka kërkuar që unë ta pranoja pushimin e çështjes dhe të mos insistoja më në hapjen e saj. I jam përgjigjur ekzaktësisht: “Kurrë nuk do ta kërkoja një gjë të tille ndaj jush, ndërkohë që Çekia do të vuante si në pasojat e korrupsionit politik. Kjo gjë nuk ka te beje me mua personalisht dhe me egon time, por me vendin tim. Siç keni ju përgjegjësi për vendin tuaj, ashtu kam edhe unë për vendin tim. Turpi dhe budallallëku është për ju që u ngatërruat me specie si Nuel Kalaj dhe Kastriot Ismailaj. Për hatër të askujt nuk do të lejoja që vendi im të katandiset si plaçkë pazari prej kujtdo dhe për më tepër prej këtij niveli ordiner. Prej Çekisë duhet të na vije shembulli se si mund të përshtatet suksesshëm një ekonomi e centralizuar në një ekonomi të tregut të lirë dhe jo këto skema ordinere vjedhjesh”. Ish ambasadori, nuk e kundërshtoi aspak këtë parashtrim timin, dhe e pranoi se për Çekinë ky rast ishte shqetësues. Lënia e lirë nga prokuroria dhe gjykata të autorëve të aferës CEZ, dëmtoi rëndë procesin, integritetin e tij dhe si pasojë iu la mundësi atyre që të ndikojnë tek procesi i hetimit, të cilën e bllokuan totalisht, tek dëshmitarët që u zhduken nga qarkullimi apo nuk u pyetën, si dhe tek provat të cilat ishin me shumicë këtu edhe në Çeki. Padyshim që duhet të ketë pasur një koordinim midis dy palëve të kësaj afere për ta mbyllur atë. Mbyllja e saj, ishte jetike për ta.
-A duhet të shkojë në Gjykatën e Lartë kjo çështje dhe a keni menduar të bëni një padi të re në SPAK?
Patjetër që kjo çështje do të shkoje në Gjykatën e Lartë. Brenda pak ditësh, unë do ta ndërmarr këtë hap. Lidhur me SPAK-un, as qe kam ndërmend që të merrem më. Drejtohet nga një prokuror që aferën CEZ e ka mbyllur për herë të parë në dhjetor 2016. Në të bëjnë pjesë gjithashtu prokurorë që nuk e meritojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë. SPAK-u nuk ka bërë asgjë përgjatë kësaj kohe për ta justifikuar veten e tij, përveçse ka shpallur moskompetencën në disa raste, ka transferuar dosje dhe ka shmangur veten nga përfshirja në çështjet sensitive. E gjithë trupa e tij vjen nga e kaluara, askush prej tyre nuk ka demonstruar në të kaluarën ndonjë virtyt të veçante për t’u vlerësuar si prokurorë speciale, dhe praktikisht askush prej tyre nuk po përballet me këtë situatë.
-Ju keni bërë një padi edhe për çështjen CEZ-DIA, ku keni paditur presidentin Meta, ish-kryeministrin Berisha dhe zyrtarë të tjerë. Keni dijeni çfarë po ndodh me këtë dosje, e cila ka qenë tek Krimet e Rënda?
Nuk kam asnjë dijeni se çfarë bëhet me këtë dosje. Duke pare pazaret politike me Metën, mendoj se shumë shpejt edhe ajo dosje do të mbyllet. Thjesht mbahet aty, sa për të mos e lënë Metën të qetë. Meta është shumë i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm nëse nuk do të ishte i marrë peng nga dosje të tilla. Gjithsesi, unë mendoj se Meta nuk do ja hedhë dot kollaj kësaj radhe. Ai mund të zotëroje sistemin e drejtësisë, por sigurisht jo drejtësinë. Drejtësia në Shqipëri, nuk do të vijë nga politika dhe pallati i drejtësisë.
-Meqë jemi të presidenti, si i shihni sjelljet e Metës. A është normale të sillet kështu një president (më i flaktë se opozita) apo ka hallin e drejtësisë siç thoni ju?
Fundi gjithmonë është tragji-komik. Aq sa mund të kuptojë turqisht një gomar Peqini, aq ka lidhje Meta me drejtësinë. Është pothuajse sikur të kishim President të Kolumbisë, Pablo Eskobarin. Pablo i vërtetë aspironte realisht qe të bëhej president, por kolumbianët dhe USA i thirrën mendjes në momentin e fundit. Këtë Pablon tonë, padyshim që e mban në shfaqje papërgjegjshmëria jonë si popull dhe ndyrsillëku i politikës. Pablos sapo ia rifreskuan fuqitë me marrëveshjen e radhës. U zotuan se do ta piqnin në furrë, por në fund i rruajtën bishtin.
Tashmë Pablo po luan për kokën e tij dhe të Berishës, prandaj i duhet ushtria e Berishës për aktin përfundimtar. Luli nuk e bën dot vezën e Pablos prandaj lexohet qartë dëshira e Pablos për të marrë drejtimin e një opozite të bashkuar, me miratimin e Berishës. Kjo ambicie e ka bërë Pablon qesharak që të bëjë opozite nga zyra e presidentit.
-Si pyetje të fundit a do vijoni të luftoni për drejtësi?
Padyshim që po. Se pari, kjo luftë është obligim nga vetë Zoti. Së dyti, është detyrë ndaj vetes, familjes, shoqërisë dhe atdheut. Së treti, nëse nuk punojmë e luftojmë për drejtësi, çfarë kuptimi do të kishin punët e tjera në këtë vend? Padrejtësia vret lirinë, dinjitetin dhe vetë jetën. Kush do ta shijonte një jetë në padrejtësi? Kjo lufte do të vazhdoje natyrshëm edhe në stadin politik. Përderisa politika po e mban peng sistemin e drejtësisë, atëherë do të jetë pikërisht një lëvizje e madhe popullore politike ajo që do të bëjë të mundur kthimin e institucioneve nën kontrollin e ligjit. Kontrata sociale me këtë popull ka rënë. Kushtetuta dhe ligjet ekzistojnë vetëm në letër ose vetëm për një pjesë si mjet shtypjeje dhe represioni.
Në këtë rast, këtij populli i del për detyrë që të mos i bindet fare kësaj politike dhe të çohet në marrjen e shtetit dhe drejtësisë nga duart e pengmarrësve. Këtë gjë Rusoi e ka zgjidhur që në 1763. Neve sot na ngelet vetëm që ta zbatojmë, për të treguar se i përkasim familjes europiane si popull dhe aspirojmë për vlerat e saj. Kjo politikë, kurrë nuk do te mund ta pastrojë vetveten. Ajo vetëm do të riciklohet pambarimisht deri sa ne t’i thërrasim ndërgjegjes sonë. Sot është dita ta ndalojmë këtë riciklim dhe t’ia numërojmë orën mbrapsht kësaj politike, që garon vetëm në punë të ndyra. Kjo politike duhet të përballet me ligjin, sanksionet e tij, dënimet dhe konfiskimet e pronave, duke i dhënë fund marrëzisë 30-vjeçare të vjedhjes me mandat politik. Populli duhet përfundimisht t’i kthehet demokracisë së drejtpërdrejtë, duke u bërë kështu vetë ai zot i fateve të tij. Edhe nëse nuk do të fitojë, të paktën nuk do të vdes i nënshtruar nga llumi politik i vendit tim.
Është deklarat më e hapur dhe pa prapavija , që kam lexuar-dëgjuar këto 30 vitet e fundit.
Kjo deklaratë paraqet në mënyrën më reale gjëndjen e mjerueshme të sistemit POLITIKO-LIGJOR në shqipëri.
I LUMTË Z.KARAJ PËR KURAJON DHE VENDOSMËRINË QË KA TREGUAR PËR TË DËNUAR KËTO AFERA KORRUPTIVE,.Duke marë parasysh dhe faktin që në Shqipëri hesapet me gjithë ata që akuzojnë apo zbulojnë aferat korruptive të politikanëve ,zgjidhen në mënyrë mafioze ,Z. Karaj i takon një BRAVO e madhe.
Shqipëria nuk është shtet.
Ajo është territori ku mafjozët luftojnë për kush dominon dhe vjedh më shume.
Nga kjo përplasje bandash,vijnë vrasjet,korrupsioni,ligjet,parlamenti,vjedhjet e kombit,etj.
Nuk eshte ngjarja e zenit,berishës ,metës apo fullanit.
Këtu lufta eshte totale dhe e papare ngaqe duan te bejne kombin prone mafjoze.
Populli eshte vetem nje komparsë dhe spektator pasiv.
Respekt dhe admirim per qendrimin konseguent te Romeo Karajt kunder krietareve te te dy bandave politike kriminale ne shqiperi;bandes se madhe te Berishes e Co. dhe bandes se vogel te Likes se floririt te Krrabes ,te videos 700000 eurove etj etj.Kjo foto shoqeruese e gazetes eshte shume domethenese dhe e gjetur!Kembanat bien dhe per nderhyrjen e ambasades Amerikane per venien poerpara drejtesise te ketyre vampireve poltike me kollaro te bardha.Keqardhje e madhe per Arben Krajen dhe per disa prokurore te SPAK-ut nese eshte keshtu dhe kane frike apo u shmangen perballjes me peshqit e medhenj e me peshkaqener te tipit Metaj,Berisha,Zeni,Monika,Lyli etj etj.Pse dhe sa kohe do qendroje ne sirtaret e SPAKUT dosja e Izet Haxhise zoti Kraja?!!!Prandaj te emeruan aty ti besh veri Saliut e Likes dhe shebekeve te tyre?Zonja Kim! E sheh se pse nuk hapen dosjet e peshqve te medhenj ne shqiperi?!!!
Nqse Romeo eshte ashtu sic prezantohet,ahere kemi te bejme me njeriun e gjithe munguar,brenda species mashkullore shqiptare,brenda zooparkut pa gardhe Arnautistanas.
Jeni shum i sakte avokat, krye koka dhe me i perlyeri ne zhvatje e perfitime eshte vetem Ilir Meta. Ky njeri saboton ç’do gje ku eshte i gateshem te shkaterroje te gjithe vendin, vetem e vetem qe gjurmet e korrupsionit te tij dhe bandes se tij, ta heqin vemendjen nga ajo qe duhet te beje drejtesia. Un si qytetar por te kesh bindjen se dhe si popull qe kerkojne drejtesin e tyre, jane ne mbeshtetje te tuajen. Perfaqesia e ambasades amerikane duhet te kete vemendjen me zhvillimet antikorrupsion, ku duhet t’ju jaoe gjithe mbeshtetjen e saj. Sa per SPAK, keni te drejte qe keni thyer besimin, pasi ka akoma njerez ku duan te sabotojne, spse kane nje pjese te fitimit te tyre ne keto shkalle korrupsioni. Ju uroj me shume kurajo, per zemrat e rhyeravte atyre njerezve ne gerdec dhe te vrareve ne bulevard. Eshte e turpshme dhe tallese te kesh nje president te te gjith shqiptareve, ky eshte krye kontrabandisti i droges me seli ne kombinat, dhe bashkevrasesi i gerdecit dhe kok palareve te bulevardit.
Akoma mereni me kte…nje jurist i rendomte…cdo gje e beri per strehim politik…
Shko futi nje xhiro neper xhami se ndoshta takon dhe mikun tend sypidh
SUPER ROMEO KARA !!! Njerëz të tillë i duhen SHQIPËRISË dhe KOMBIT SHQIPTAR ! FANTASTIK dhe FENOMENAL për gjithçka flet ROMEO KARA !!!! SUPER ATDHEAR që e do ATDHEUN e tij , dhe e mbron nga PLAÇKITËSIT , HAJDUTËT , dhe KRRIMINELËT e POLITIKËS 30 VJEÇARE e mbushur me BANDA KRIMINALE dhe ORGANIZATA MAFIOZE !!! NJÈ NJERI si ROMEO KARA qé ju ka SHPALLUR LUFTÊ KRIMINELËVE dhe HAJDUTËVE , i duhet SHQIPËRISË sonë , për ta UDHËHEQUR!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e PD , PS , LSI , PDBNJ , PDIU , LZHK , PAA , PR , PAD , etj etj etj etj etj etj etj BANDA KRTIMIINALE , ORGANIZATA MAFIOZE dhe KOPE HAJDUTËSH me KOLLARE , të KAMUFLUARA në Parti Politike !!! RESPEKTE RESPEKTE dhe vetëm RESPEKTE për këtë SUPER DJALË ATDHETAR që QUHET ROMEO KARA . ⚖⚖????⚖⚖????⚖⚖????⚖??.RROFTË ROMEO KARA ????????????????⚖⚖
Juristi Romeo ka plotesisht te drejte, madje ai paraqiti fakte.
Por si shpjegohet qe qeveria aktuale ne pushtet, nuk reagon fare per kete megaskandal ne kurriz te shqiptareve !!?
Romeo Kara duhet te krijoje nje parti te re politike ndoshta Partia per drejtesi te vertete, mendoj qe votat e shqiptareve te ndershem do te devijojne drejt kesaj partie.
Neqoftese ILIRI eshte Eskobari,EDI del qe eshte lider i LOS ZETAS se bashkepunojne bashke per ti zgjatur njeri tjetrit karjeren politike te llumit,ne SHqiperi.
Je njeri me kurajo Mendimi jot per SPAK in eshte i njejte me mendimin tim Thjesht Po shijojne rrogat dhe priviligjet.
N.Q. Se spak e Bkh do e kishim seriozisht ky njeri duhet te ishte ne krye te njeres prej tyre
Respekt zoti Romeo. Popullin e ke me vete përballë ndyrësirave të çdo krahu qofshin. Kur them. Popullin kam parasysh 50% te shqiptareve që nuk durojnë dot më padrejtësinë
O Romeo Kari, po sikur te nxorri genjeshtar gjykata apo ci qi temen.
Nje nga deklaratat me te guximshme qe eshte bere ndonjehere ne shqiperi me chen keq qe ky person nuk mbrohet nga shteti dhe se jeta e tih rrezikohet shume. Saliu me larot e tij e jane vjedh kete shtet pafund. Maskarenjte duhet te pwrfundojne ne burg dhe jo te falen dhe te kapersihen me paret e popullit
shqupisi sypeshkaqen eshte modeli qe kemi ne PeDe-rat. Dmth ne jemi ajo rraca e ndyre qe e bejme vete dobicin dhe ta leme ne dere…. dihet historia paskesaj – gam-gam, ham – ham. Respekte Z. Karaj por kjo eshte e verteta.
Respekte Z.Romeo.Trim mbi Trima Je.God Bless You.je me Perendine dhe Sale Krimineli do ta shohe Sherrin Familisht dhe Bashke me Like Hajdutin
Fjale me vend nga Karaj. Te gjithe shqiptaret duhet te vleresojme me respekt ate qe ky njeri po ben.
Juristi Romeo,te pershendet.Nje dite drejtesia do te fitoje⚖??????
Sinqerisht, ILIA Saro. CHICAGO ,U.S.A.
Në Drejtësinë shqiptare thënja popullore ,,Ku është i forti aty është drejtësia” ka gjetë zbatushmëri të plotë edhe Berisha ll është kthye në boss dhe luftoje po mundesh