Pas 5 orësh debat në tryezën e Këshillit Politik, palët nuk arritën të gjenin konsensus sa i takon hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese.
Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit, Bylykbashi u shpreh se opozita e bashkuar bëri një propozim konkret, por shtoi se mori një refuzim konstant nga PS.
Sipas Bylykbashit çështja e koalicioneve nuk ka qenë asnjëherë problem për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa akuzoi maxhorancën se kërkon “të ndryshojë rregullat e lojës së zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme”.
Ai shtoi se nëse nesër miratohen ndryshimet kushtetuese, “do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe e 5 qershorit, duke minuar procesin e gjatë politik, që do të mundësonte zgjedhje me standard”.
“Sot për gati 5 orë, pas një propozimi konkret që opozita bëri në lidhje me futjen të hapjes së listave 100% nëpërmjet një amendamenti kushtetues, jemi ndeshur me refuzimin konstant të PS. Propozimi ynë garanton hapjen e listave, ajo që kërkon maxhoranca është krejt gjë tjetër.
Kemi kërkuar motive e refuzimi dhe PS ka refuzuar të japi arsyen pse nuk ndalet nga ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës që ka për synim vetëm të ndryshojë rregullat e lojës të zgjedhjeve në mënyrë të njëanshme. Ne treguam gatishmëri nëpërmjet propozimesh konkrete.
E bëmë të qarët që me veprimin e njëanshëm që janë gati të ndërmarrin nesër, minojnë një proces kaq të gjatë politik që do të mundësonte zgjedhje me standarde. Për asnjë moment nuk ka qenë çështje e kësaj reforme ndryshimi i koalicioneve, nuk kanë qenë asnjë problem i zgjedhjeve në Shqipëri, nuk ka qenë rekomandim i OSBE.
Është një model që ka ekzistuar për 17 vjet. Propozimi i opozitës ka qenë shumë i qartë, heqjen e pengesës kushtetuese që listat të jenë 100% të hapura dhe ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë nga ato që po përpiqet të bëjë Edi Rama. Propozimi ynë qëndron ende mbi tryezë, PS nëse reflekton, mundësia është që të gjendet konsensus”, tha ai.
byk byk o bylyk. Neser votohet ndryshimi kushtetues per listat. Pasner o byk byk o bylyk dilni me nje deklarate qe nuk do merni pjese ne zgjedhjet e ardheshme. E keshtu do te zhdukeni njehere e pegjithmone nga skena politike duke ja lene vendim partive te reja per te konkuruar. Kjo eshte gjeja me e mire qe do beni per vendin.
Po ik o pirdhuni , na cate menderen , ju te deshtuarit e PP qe krijuat PD.
Ik ore lamash , na tregoke regullat dhe si luhet loja politike , cila loje ?? Loja e Saliut ?? Loja e Metes ?? Ju pisa ne realitet nuk doni renie dakort duke nxjere perdite kerkesa te reja , beni si kurva qe do te shkerdhehet por tund sumen duke bere naze .
Pothuajse si deshet ua beri Rama , dhe vazhdoni kerkoni e kerkoni dhe ne fund justifikoni pislleqet se gjasme nuk do Rama
Thueni troc , nuk duam marveshje dhe frenojme ate sa mundemi qe dhe merveshje mos te kete , por te dukeni perpara partnereve tane amerikane dhe europiane te mire , te dukemi sikur duam marveshje por sna le Rama , thua sikur sju njohim kaq vite .
Te tilla nuk bente dhe ne 2017-ten Lul karabushi ?? Dhe ufut ne cadren e turpit si skuth , si debil , si deshtak , dhe dolj prej saj si legen duke rene dakort per me poshte dhe jo ato kerkesa primare qe kerkonte , por me keq ama . Kjo qe arsyeja , te pengojme sa me shume , me cdo cmim , me cadra , me tubime , me greva te panevojshme , me mashtrime vec kur ju bejne presion partneret , futni bishtin ne shale . Pisa , ju njohim , shkoni nezgjedhje mecfardo lloj kerkesash , humbjen e keni garant , mblidheni mendjen ….
Jeni shume te pabesueshem. Vetem Ju jeni kundra s e edhe nderkombetret jane dakort. Ju kini mohuar shoket tuaj ne parlament , te cilet vet i vendoset neper lista ,por kuptohet sa per te mbushur numrin, por ja qe ju u tallet me ta ,dhe ata u futen gishtin atje ku duhet. Ju kujtuat se ishin debila,po debila dualet JU e pikerisht Ti Bylykbash qe hiqesh si ekspert i drejtesise. Po specialistet jane tujit si Rusmali dhe ai Dumi,pse s’i besoni ? Ndaj them se jeni te pabesueshem.
Pd-ja do modelin e vjeter,d.m.th. qe deputet te behesh me vota te morme sa anej knej,me nje fjale me sistem rrumpalle.