Matthew Palmer: Mbështetje për Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe procesin e bisedimeve Kosovë– Serbi

29 Korrik 2020, 20:03Politika TEMA
Matthew Palmer: Mbështetje për Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe

“Ne kemi pikëpamje të njëjta për të ardhmen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i shohim si anëtare të BE-së, si vende që kanë bërë reforma të domosdoshme dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë në partneritet”, tha ai, duke vënë theksin tek përpjekjet e Shqipërisë edhe Maqedonisë se Veriut për të bindur siç tha Këshillin Evropian që të hapen negociatat për anëtarësim.

“Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Palmer cituar nga “VOA”, duke nënvizuar ndërkaq rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”, tha ai, duke shtuar se ka një përmbajtje të fortë të qasjes transatlantike ndaj Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje