Deputeti Adriatik Alimadhi ka hequr maskën gjatë seancës së sotme plenare.
Menjëherë gjesti është vënë re nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i ka kërkuar që të rivendosë maskën në mënyrë që të mbronte kolegët e tij nga një infektim i mundshëm.
“Vije maskën, vije maskën. Po se e ke kaluar ti duhet ta kalojmë dhe ne? Ne të kemi uruar me gjithë shpirt shërim të shpejtë. Ne u shqetësuam për ty, u interesuam, të telefonuan. Të lutem vër maskën,”-tha Ruçi nga foltorja.