Covid-19 kufizon ritet fetare, besimtarët myslimanë në Mekë me distancë dhe maska

31 Korrik 2020, 09:50Sociale TEMA
Covid-19 kufizon ritet fetare, besimtarët myslimanë në Mekë

Duke filluar që dje në mbrëmje, besimtarët myslimanë kanë filluar festën e Kurban Bajramit.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo festë po zhvillohet në kohë pandemie ku grumbullimet dhe kontakti fizik mes njerëzve është i ndaluar.

Kjo gjë është parë edhe në pelegrinazhin në Haxhin e Mekës  ku besimtarët myslimanë janë vendosur në radhë dhe në distancë për të rënë rreth Qabesë.

Në krahasim me vitet e kaluara ku numri i besimtarëve ka qenë gjithmonë tepër i lartë dhe besimtarët kanë qenë të shumtë, këtë vit ata janë më të pakët në numër, të distancuar dhe me maska mbrojtëse për shkak të COVID -19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje