Një vit nga rizgjedhja si kryebashkiak, Veliaj: Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin, do vijojmë me po të njëjtën dashuri si ditën e parë

30 Korrik 2020, 22:16Sociale TEMA

Një vit më parë, Erion Veliaj do të votëbesohej masivisht nga qytetarët e Tiranës edhe për një mandat të dytë për të vijuar punët e nisura.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka falenderuar qytetarët për besimin e dhënë.

Ai thekson se Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin pavarësisht tërmeteve dhe pandemisë dhe siguron se puna do të vijojë për qytetin e ëndrrave me po të njëjtën dashuri si ditën e pare.

“Mirënjohje nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj në këtë vit të parë të mandatit të dytë. Nuk ka qenë aspak vit i lehtë me dy tërmete dhe pandeminë, që vijon të na ngërthejë ende sot, por Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin e saj falë jush.

E për këtë jam çdo ditë krenar! Do të vijojmë të punojmë për qytetin e ëndrrave, me po të njëjtën dashuri si ditën e parë. Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Bashkë”, shkruan Veliaj.

4 komente në “Një vit nga rizgjedhja si kryebashkiak, Veliaj: Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin, do vijojmë me po të njëjtën dashuri si ditën e parë”

  1. Pedro i ri says:

    Pallate vetem pallate edhe aty ku nuk te shkon mendja. Tirana e supermbytur me pallate . Gjysma i bejne ndertuesit maloke

  2. Haha says:

    Po ca u votua masivisht aman mezi u kap kuota 15% dhe kjo me detyrim dhe frike

  3. Besnik says:

    Beton me afera korruptive me ne krye kete ordiner kryetar qe ne mandatin e pare ja kam dhene me qejf voten. Jam babai i dy femijeve qe me kerkojne park per te luajtur por ordineri ERJON.VELIA qe eshte me mashtruesi as rruget nuk na ka shtruar por vetem vjedh ne cdo fushe. Nuk jam me asnje parti ketu ne shqiperi por ky ordiner.na ka zhgenjyer te gjitheve ne TIRANE

  4. Tironsi i vjeter says:

    Gjalle ky mo?
    E kaloj virusin?

    Edhe Para zotit e Kane menien vetem me genjy e pregatit terrenin me vjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje