Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH, Bujar Spahiu anulon pritjet në seli: Ceremonia qendore në xhaminë e ‘Kokonozit’

30 Korrik 2020, 09:50Sociale TEMA

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu uron gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Kurban Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë.

06:30 – Falja e Namazit
06:35 – Hytbeja e Kurban Bajramit, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

Sakaq, në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe gjithë botën për shkak të pandemisë, ai bën thirrje për kujdes dhe respektimin e rregullave kundër përhapjes së Covid-19.

Fjala e plotë:

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Të nderuar besimtarë!

Falënderimet i takojnë Krijuesit të gjithësisë, Zotit të Botërave, Allahut (xh.sh). Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), mbi familjen e tij të dashur, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në ditën e fundit.

Në këto çaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit ku atmosfera shpirtërore ndihet anembanë më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të institucionit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë Bajrami në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj.

Festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtë me kushtin e pestë të Islamit, Haxhin. Por ndryshe nga vitet e tjera për arsye të situatës së krijuar nga pandemia besimtarët myslimanë nga mbarë bota nuk mundën ta kryejnë haxhin e këtij viti.

Mungesa e tablosë së bukur të haxhit ku miliona haxhinjë nga vende të ndryshme të botës, të veshur me të bardha, pa dallim kombësie, shtrese shoqërore, të bashkuar vetëm për t’ju lutur Allahut të lartësuar për paqe dhe dashuri mes njerëzve, për të kërkuar falje për mëkatet, për t’u bërë prej njerëzve të sinqertë dhe të devotshëm do të na mungojë këtë vit. Por mbi të gjitha detyra jonë është të nxjerrim urtësi nga çdo ngjarje, dhe në këto ditë feste le të shpalosim të gjitha vlerat njerëzore, edukative dhe shpirtërore të Haxhit.

Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. Në Kuranin famëlartë Allahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit por përkushtimi ynë që kemi për të. Pra Kurbani është një mjet që na afron më shumë me Zotin, dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi më afër pëlqimit të Tij.

Le të shërbejë kjo festë për të ripërtërirë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes. Kurban Bajrami është dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë, ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarë së bashku mirësitë e Kurban Bajramit.

Të kujdesemi që atmosferën e këtyre ditëve ta ndjejnë të gjithë. Të qëndrojmë pranë të moshuarve, të lumturojmë familjen, fëmijët tanë dhe të gjendemi pranë njerëzve në nevojë.

Gjatë këtyre ditëve të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për të shmangur infektimet e mundshme nga Covid-19. Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë në fenë tonë. Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen, dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë. Me lutjet drejtuar Allahut dhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë.

Kjo ditë e bekuar është ditë e harmonisë, bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit, ditë e mirënjohjes dhe e falënderimit ndaj mirësive të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm ia ka dhuruar njerëzimit.

I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

3 komente në “Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH, Bujar Spahiu anulon pritjet në seli: Ceremonia qendore në xhaminë e ‘Kokonozit’”

  1. Arta says:

    Shikoni antikombëtarin, urimin e fillon arabisht
    Në Kosovë thonë, hypi hoxha në minare, shkalla u thy hoxha si mut po rri!

  2. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    ptuuuuuuuuuuu plehra turke,qelbeni shurre arabi anekend vatanit………..

  3. Ik or pirdhu ne arabi says:

    …..dhe injoranca me e madhe eshte kur shikon kosovaret te lene plazhin dhe kethehen ne kosove per barjam. Kuli idegradimit mendor , keta kane mbaruar nga trute ose kane gjak osmani, varu karin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje