6 ekspertë të Task Forcës italiane do të mbërrijnë sot në Tiranë dhe do të qëndrojnë 14 ditë ne vendin tonë, për të ofruar ndihmën e tyre për përballimin e Covid-19.
Delegacioni italian përbëhet nga mjekë, infermierë dhe ekspertë të cilët do asistojnë në punën e autoriteteve shëndetësore shqiptare për të parandaluar përhapjen e virusit.
Gjithashtu, delegacioni italian do të sjellë në Shqipëri edhe 500 mijë maska kirurgjikale.
Presidenti i rajonit të Puglias Michele Emiliano, pak ditë më parë tha se kishte folur me kryeministrin Edi Rama për t’i ofruar vendit tonë asistencë në sistemin shëndetësor.
“Kam folur me Edi Ramën. I kemi ofruar asistencë në sistemin shëndetësor. Task Forca jonë do të ushtrojë kontrolle dhe ndër-kufitare. T
ask forca jonë do të niset në Shqipëri sapo të mbyllë procedurat. Ndihma me qëllim parandalimin e rrezikut që vjen nga Shqipëria”, tha ai gjatë pak ditë më parë, ndërsa sot pas finalizimit të procedurave, delegacioni pritet të mbërrijë në Tiranë.
Do na kërkojn 109 milion euro pas dy javëve., ështe mir t’ju refuzohet ndihma që sot.
nderi i OTRANTOS?
nderi i OTRANTOS??
Mos shkruani si idiote.Spo thote njeri qe vine per leke,Kafshe,vine per te ndihmuar sic e kane bere me dhietera here.Mjaft me me Komunizma,mbrapa ndihmave do na marrin kete dhe ate thoshte Enveri,prandaj me mire Ham bar ,thonte Laveri.Mjaft more idiote se do veje me keq puna,dhe NQS ka nje shtet qe na ndihmon tamam dhe pa interes eshte vetem Italia,rehati mesiperm me emrin Kim Ete.