Shqipëria i thotë “po” idesë së terapisë së kurimit së plazmës konvaleshente tek pacientët e infektuar me Covid 19.
Ekipi i ekpsertëve italianë ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë të cilët për 14 ditë do të kryejnë takime e konsulenca me homologët shqiptarë në lidhje me risinë e kurës e cila në Itali ka rezultuar e suksesshme.
Ekipi i përbërë prej 7 ekspertësh janë në Tiranë në kuadër të një projekti të përbashkët për përdorimin e plazmës në terapinë kundër COVID.
Kush janë ekspertët italianë?
Ekipi i ekpsertëve italianë përbëhet nga mjekë e infermierë të shërbimit të urgjencës nga rajoni i Puglias dhe rajoni i Lombardisë si zona që u godit më së shumti nga pandemia e koronavirusit gjatë muajve mars-prill.
Po ashtu në ekip gjendet dhe një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria.
Eksperienca e Italisë
Në muajin maj autoritetet italiane të Institutit të Shëndetit Publik dhe të Agjencisë Kombëtare të Barmave autorizuan nisjen e një studimi kombëtar krahasues për të vlerësuar efikasitetin e terapisë e kurimit me plazma tek pacientët e infektuar nga COVID 19.