Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar këtë mbrëmje të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit!
Ndërsa këshillon që gjatë festimeve besimtarët të zbatojnë masat kundër Covid 19, Presidenti citon edhe profetin Muhamed.
“Në një ditë si kjo, në fjalimin e lamtumirës, Profeti Muhamed citoi porosinë e tij të fundit: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.
Postimi i plotë i Metës:
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë.
Në këtë ditë feste, besimtarët myslimanë sjellin mesazhin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe vëllazërisë.
Peligrinazhi, udhëtimi i vetëpërtëritjes individuale, simbolizon mënyrën e të jetuarit në paqe me veten dhe të tjerët.
Një rit, një ndjenjë, një ideal, larg egoizmave, me qëllimin e përbashkët të respektit, tolerancës dhe dashurisë, rikthimin tek vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe drejtësisë.
Është tepër e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke respektuar dhe marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 tek të afërmit dhe njerëzit tanë të dashur.
Në fenë islame shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë, ndaj të kujdesemi për veten, familjen, të dashurit dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë.
Në një ditë si kjo, në fjalimin e lamtumirës, Profeti Muhamed citoi porosinë e tij të fundit: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.
Me mesazhet e kësaj dite të shënuar ju uroj:
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO NDODHEN!
Iliri qe thote – beni si them une, por mos beni si bej une!
Po ky ku e gjeti nderin? A kane nder hajdutet?
I pika kush na bën moral:Kryehajduti I Shtetit Shqiptar!
Ndyrësirë moralbërëse!
Po provon qorri te mesoje se si lexohet. ???
Paskan dhe hajdutet nder? Mire thone:
“sa te rrosh do mesosh”. Ja qe e mesova se edhe hajdutet na paskan nder.
Cuditem si nuk digjen telefonat apo aparatet kur te bejne foto ty. As me porosi te kishe qene, me fytyre e deformuar nuk behet. Bashke me ate thithlopen qe ke ne shtepi, ka bere 3-4 operacione dhe prape e shpifet. S’ju bejne derman as dietat, as doktoret.
Ky besimtare i madh.o zot cfare jane keta mostra.qe nuk kane lene gje pa ba dhe sot hiqen si shejt.shejtani shejt.
Citimi i nje pasazhi ,nga nje liber i shenjte,i dale nga goja jote,e ben pis ate.