Maqedoni e Veriut, Zijadin Sela: Ali Ahmetin e mbështesim vetëm nëse do kemi një Kryeministër shqiptar

31 Korrik 2020, 15:43Rajoni TEMA

Parlamenti i ri në Maqedoninë e Veriut do të mblidhet më 4 gusht, e pas kësaj mbeten vetëm 10 ditë kohë që partitë politike të sigurojnë shumicën e mandateve përmes koalicioneve.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik, partitë shqiptare fituan 32 deputetë duke marrë kështu një rol kyc në formimin e qeverisë së re. Por deri më tani sinjalet për bashkim, janë zhgënjyese.

“A është për t’i besuar Ali Ahmetit, jo, nuk është për t’i besuar! Sepse ai hyn në një rrugë me këta dhe të le pastaj në mes të rrugës. Sepse ai të le vetëm kur ka Ministrin e Punëve të Brendshme të përballesh me turmë huliganësh, sepse struket diku dhe llogaritet  të ketë një kundërshtar politik më pak në 27 prill, sepse ai është shqiptar sezonal, gjatë gjithë fushatës edhe më herët, se në zgjedhjet lokale të bëhet bashkë edhe me dreqin, vetëm e vetëm që ta mbajë pushtetin. Pushteti është qëllimi i Ahmetit, asgjë tjetër”, deklaroi ai.

Ziadin Sela ka deklaruar se koalicioni “Tash është koha” do ti hapë rrugë BDI-së vetëm nëse mbajnë premtimin për kryeministrin shqiptar.

“Ne në fund të fundit do t’i lejojmë BDI-së që ta mbajë premtimin që ka dhënë, dhe ai ka qenë vetëm 1, kryeministri shqiptar, le ta bëjnë, ne nuk do t’u bëhemi pengesë, ama po nuk e bënë, duhet ta lëshojnë rrugën.

Ne do të bëjmë qeveri për të realizuar programin tonë politik që u kemi premtuar shqiptarëve, dhe shqiptarët e kanë kanë votuar një më një, dhe nëse flitet për legjitimitet sot, ligjimiteti është te Aleanca dhe Alternativa”, tha kreu i kësaj partie.

Partia fituese e zgjedhjeve po zhvillon bisedime jozyrtarisht me të gjitha forcat e tjera për të siguruar shumicën për formimin e Qeverisë.

3 komente në “Maqedoni e Veriut, Zijadin Sela: Ali Ahmetin e mbështesim vetëm nëse do kemi një Kryeministër shqiptar”

  1. kujtimi says:

    Jepi shqipo jepi, po nuk po e dime a jeni shqiptare apo beni sikur. Si nuk keni turp dhe shkaktoni shqetesime midis shqiptareve. Po kjo dihet se ky veprim vetem shqiptareve nuk ju leverdis, ai eshte ne favor te atyre qe i porosisin, sllaveve.

    1. Patrioti leshit says:

      Me llogjiken e patriotizmit prej budallai i bie qe partite me shumice maqedonas te behen bashke dhe ju 32 deputetet nuk perfaqesoheni ne qeveri.

  2. lisi says:

    ALI HAMUTI ESHTE SOZIA E HAMUT ZOGUT QE TE VRET NATEN E TE NDERON DITEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje