Mblidhet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Do jemi rajoni më i goditur, ndaj duhet ta kalojmë së bashku këtë periudhë

29 Korrik 2020, 19:23Rajoni TEMA

Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe bashkëpunimin rajonal për të rikuperuar dëmet që shkaktoi në ekonomi kriza e COVID-19, është mbajtur online ditën e sotme.

I pranishëm ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij tha se duhet bashkëpunimi për të dalë nga kjo situatë dhe jo “politizim”.

Rama tha se nga parashikimet Ballkani do të jetë rajoni më i goditur prandaj duhet të kompensim i të gjitha vendeve duke bashkëpunuar më shpejt.

Ai shtoi se duhet një plan praktik ekonomik rajonal i implementuar dhe monitoruar nga gjithë liderët e Ballkanit.

“Secili prej nesh është goditur në mënyra të ndryshme. Disa me fragmente, disa me ndryshime. Ne për shembull, dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi.

Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim. Por jo të ripërsërisim çfarë kemi përsëritur për vite.

Aq lehtë sa ç’e bëjmë kur bëjmë një Këshill tjetër, ta bëjmë dhe në këtë format. Nëse ju Këshilli Atlantik, dhe të tjerët gjithashtu, të tjerët që janë prezent, BE dhe të tjerë, nëse do na bashkoheshit do ishte shumë ndihmë.

Duhet të ecim më shpejt, dhe mos dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi. Kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit.

Duhet ta kalojmë këtë sistuatë, sepse po presim për popujt dhe liderët që të japin rezultate pavarësisht feja, prejardhja, ngjyra etj.”- tha Rama.

2 komente në “Mblidhet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Do jemi rajoni më i goditur, ndaj duhet ta kalojmë së bashku këtë periudhë”

  1. Bbb says:

    Ky eshte nje nga pergjegjesit e drejtperdrejte te faktorizimit te Beogradit si kryeqytet i rajonit
    Ah na rruaç o piktoooooor

  2. mandi says:

    të korruptuarit e ballkanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje