Gjermania, ultimatum Ahmetit: Lëri lojrat, formo qeverinë me Zaev

29 Korrik 2020, 09:31Rajoni TEMA
Gjermania, ultimatum Ahmetit: Lëri lojrat, formo qeverinë me Zaev

Vendi që mban Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, Gjermania i ka kërkuar BDI-së së Ali Ahmetit të lërë numrat e piruetat politike dhe të nisë menjëherë formimin e qeverisë së re me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Gjermania ka qenë vendi që kontribuoi më shumë në rrëzimin e Nikolla Gruevskit me anë të “bombave” që furnizoi Zaevin dhe në arritjen e koalicionit mes tij dhe Ali Ahmetit.

Siç bëri të ditur në një komunikatë të saj, ambasada gjermane, Anke Holstein, kryediplomatja e re e Berlinit në Shkup ka kërkuar menjëherë formimin e institucioneve.

Ambasadorja gjermane, takimin me Ali Ahmetin e ka bërë në selinë në Tetovë, dhe jo në atë të Shkupit, çka është tregues protokollar që Berlini kërkonte vendim nga përfaqësia e shqiptarëve, shkruan “shqip”.

E pikërisht pas këtij takimi, kreu i BDI-së ka takuar kreun e Lëvizjes Besa, Bilal Kasamin, parti që është në koalicion elektoral me LSDM-në e Zaevit.

Ahmeti dhe Kasami, duket kanë rënë dakord për një bashkëpunim të mëtejshëm, çka është një parathënie e koalicionit të ardhshëm ndërmjet LSDM-së dhe Ali Ahmetit, të cilët i kanë të gjithë numrat për të formuar qeverinë e re pa problem.

Ndërkaq, Aleanca e Zijadin Selës, duket se po lëviz fort për një qëndrim të ashpër opozitar, çka e ka lëvizur faktorin shqiptar drejt statukuosë së vjetër, një grup politik qëndron në pushtet, e një në qeveri

6 komente në “Gjermania, ultimatum Ahmetit: Lëri lojrat, formo qeverinë me Zaev”

  1. Baliu says:

    Formoje qeverine e mandej shko ne haxhillak ne Hage.

  2. Klimax says:

    Allishverishet dhe pazaret turke jane ne ADN-ne e tipave si Ali Ahmet, Bilal Kasam, Zijadin Sela’ dhe kompani! Me sa duket e paskan kuptuar edhe gjermanet per kete stan me lepuj te Ballkanit.

  3. Piro says:

    Mire ja ke bere. Ky parti e trete ne zgjedhje, do kryeministrin.

  4. sokrat says:

    Eshte e papranueshme qe nje shtet demokratik, kushdoqofte, ti beje presion nje partie te nje shteti tjeter demoratik, qe te marri pjese ne kete apo ate koalicion per te formuar qeverine. Kjo eshte ofenduese dhe fyese! Eshte e drejte e partive shqiptare dhe shqiptareve qe kane votuar te vendosin se cfare do te bejne. Shqiptaret kane te drejte te kerkojne nje Kryeminister shqiptar. Nuk ka se perse perjetesisht Kryeministri dhe Presidenti ne RMV te jene maqedonas. Kjo kerkese e ligjshme nuk eshte pazar.

  5. katarakti says:

    Ali Ahmeti ka bërë pazar me edhe me Gruevskin, kur ky i fundit i ka pasë votat për të qeverisur edhe pa shqiptarët. Por Ali Ahmeti kishte nevojë për poste dhe u bë kështu për shumë vjet me rradhë rrota e “pestë” e karrocës se qeverisë se Shkupit. Tani ai do fusë bishtin në shalë dhe do i bashkohet Zaevit. Ato thëniet e tij gjoja për kryeministër shqiptar u përdoren për të mashtruar zgjedhësit shqiptarë.

  6. Luli says:

    Shteti kerkon qeverisje xha Sokrat. Ashtu si thoni juve quhet rrumpalle turke. Kur Ahmeti te fitoje vendin e pare le ta krijoje qeverine. Tani te kerkoje poste te tjera. Por kryeminister jo, se i takon Zaevit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje