Maqedoni e Veriut, 5 viktima dhe 102 raste të reja me COVID-19

28 Korrik 2020, 14:35Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 102 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 10.315 numrin e përgjithshëm të të prekurve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 5 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 471.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 97.550 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.356 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 5.663 ndërsa numri i rasteve aktive 4.181.

1 komente në “Maqedoni e Veriut, 5 viktima dhe 102 raste të reja me COVID-19”

  1. Kim été says:

    Se dija që te gazeta tema ka gazetar Maqedonas që shkruajn artikuj vazhdimisht për ta. Me lajme te tilla fshijm prapanicën .Armik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje