Del nga kontrolli situata në Maqedoninë e Veriut: Shënohen mbi 10 mijë të infektuar nga COVID-19

27 Korrik 2020, 12:00Rajoni TEMA

Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 10 mijë të infektuar me koronavirus, që nga paraqitja e rastit të parë më 27 shkurt të këtij viti.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën, janë regjistruar 152 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e të infektuarve në 10,086. Numri i të viktimave mbetet 460.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh është në Shkup dhe Kumanovë. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve ka 4199 raste aktive.

Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë realizuar 95,169 teste.

1 komente në “Del nga kontrolli situata në Maqedoninë e Veriut: Shënohen mbi 10 mijë të infektuar nga COVID-19”

  1. Kim été says:

    Të mos shkruhet asnjë fjal,të mos jepet asnjë imazh në Shqipëri për Republikat Jugosllave.Distanca duhet me ata që të shtërngojn dorën ditën, dhe te eliminojn natën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje